Gjatë vitit 2021, në Maqedoninë e Veriut ka vazhduar të shënojë rritje shitblerja online. Sipas të dhënave, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë shpenzuar 123 milionë euro përmes pagesave online, shifër kjo për 77.2 për qind më e lart krahasuar me vitin 2020.
Nga Oda Tregtare thonë se pandemia COVID-19 bëri që qytetarët të shfrytëzojnë më shumë shërbimet online. Nga ky institucion thonë se sfidë për bizneset mbetet që të kalojnë nga shitja tradicionale në atë online.
Sipas të dhënave të Entit shtetëror të Statistikave, qytetarët maqedonas, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021 me vendet e huaja kanë realizuar transaksione në vlerë prej 38 milionë eurosh.
Fazli Musliu, 24 vjeç, thotë se gjatë pandemisë ka filluar që të blejë online. Ai thotë se deri më tani nuk ka pasur ndonjë përvojë të keqe me blerjet online.
“Po, përdori disa faqe që ofrojnë blerje online, siç është Amazon. Nuk kam pasur probleme dhe ndihem i sigurt në këto blerje. Përpos që ka disa vonesa deri në pranimin e produktit, por kjo nuk më ka prishur shumë punë”, thotë ai.
Ndërkohë, Dragana, që është menaxhere e një rrjeti të dyqaneve të rrobave, thotë për Radion Evropa e Lirë se shitjet online janë më fitimprurëse se shitjet e produkteve në dyqane, pasi sipas saj, kursehen paratë për qiranë e dyqanit, rrogat për punëtorët e të tjera.
“Gjithsesi që shitja online është shumë më fitimprurëse. Por, edhe në këto raste ka harxhime për mirëmbajtjen e ueb-faqes, por kjo ka kosto më të ulët”, thotë Draga, e cila shpjegon se blerësit janë edhe nga qytetet maqedonase, ku kompania ku ajo punon nuk ka dyqane.
Dragana thotë se disa klientë nuk duan të blejnë online, por kompania e saj ua shpjegon që nëse nuk janë të kënaqur me produktin që kanë blerë, atë mund ta kthejnë në dyqanin më të afërt të kompanisë.
Kryetarja e Asociacionit për Tregti, Nina Angellovska thotë për Radion Evropa e Lirë se pandemia ndikoi që të thyheshin disa tabu sa i përket tregtisë online.
Sipas saj, është inkurajuese është fakti se ndonëse janë liruar masat kundër COVID-19, qytetarët po vazhdojnë të blejnë online.
“Për 77 për qind është rritur vlera e transaksioneve përmes kartelave bankare ndaj tregtarëve elektronikë në vend, krahasuar me vitin 2020. Kjo rritje është inkurajuese duke pasur parasysh që vitin e kaluar kishim në fuqi masa të rrepta kufizuese”, thotë Angellovksa.
Ajo tregon se në këto statistika janë të përfshira të gjitha transaksionet e realizuara në internet, përfshirë edhe ato për pagesë të faturave./Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri