LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, marzhe të kufizuara në dyqane edhe për dy javë të tjera

Maqedoni, marzhe të kufizuara në dyqane edhe për dy javë të tjera

Masa për kufizimin e marzheve të produkteve ushqimore bazë në tregtinë me shumicë dhe pakicë do të jetë në fuqi edhe për dy javë të tjera. Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha sot se janë duke u bërë analiza se si të rimodelohet kjo masë e cila është miratuar për të parandaluar goditjen e çmimeve në Maqedoni. Kovaçevski siguron se nuk dëshiron që masat e qeverisë të ndikojnë negativisht në punën e kompanive private që prodhojnë ushqime.

“Në Ministrinë e Ekonomisë bëhen çdo ditë analiza se sa do të jenë të qëndrueshme këto masa dhe si do të modifikohen, duke qenë se objektet e prodhimit nuk duhet t’i vendosim në një situatë që duhet të punojnë me humbje, sepse në atë rast do të bëhet jolikuide”, tha Dimitar Kovaçevski-Kryeministër

Pikëpamja e biznesmenëve është se marzhi i kufizuar është një masë më e mirë se çmimet e ngrira të produkteve ushqimore bazë. Por, megjithatë shtojnë se kufizimi i profitit nuk rezulton të jetë një garanci që çmimet përfundimtare nuk do të vazhdojnë të rriten. Pas një sërë rritjesh të çmimeve për lëndët e para, energjisë elektrike, transportit, madje edhe fuqisë punëtore me rritjen e pagës minimale, kompanitë tashmë kanë llogaritur në çmime të reja më të larta për shumicën e produkteve të tyre.


“Kjo është një zgjidhje e pjesshme, sepse sërish prodhuesit ku në hyrje janë rritur ndjeshëm inputet, e kam fjalën për çmimin e energjisë elektrike ku është rritur 400 për qind, karburantet, lëndët e para janë rritur nga 60 në 80 për qind, . paga minimale, e diela ditë jopune, e gjithë kjo reflektohet në anën e hyrjes gjatë prodhimit të produkteve”, tha Goran Georgievski Kryetar i Odës së Agro-Biznesit në LOE

Për qytetarët, marzhet e kufizuara nuk dhanë efektin e dëshiruar. Për fuqinë blerëse ankohen çdo ditë se është ulur ndjeshëm, pagat e shumicës së punëtorëve kanë ngecur dhe çmimet janë ngritur në qiell. Maqedonia ka hyrë në inflacion dyshifror, që nuk e ka pasur që nga pavarësimi nga Jugosllavia. Ekspertët paralajmërojnë se çmimet do të rriten deri në fund të vitit, por pavarësisht stabilizimit të paralajmëruar, por janë skeptikë se ulja e kostove të qytetarëve do të ndodhë së shpejti./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori