Pushteti lokal në Maqedoni mund të përjetojë fatin e qeverisë nëse së shpejti nuk arrihet marrëveshje për ndryshime ligjore me qëllim vazhdimin e mandatit të kryetarëve të komunave që i skadon më 15 maj, shkruan REL.
Zgjedhjet ishin paraparë të mbahen këtë muaj por për shkak të bllokimit të punës së Kuvendit dhe mosformimit të qeverisë, ato nuk janë shpallur në afatin e paraparë ndërsa deri në përfundimin e mandatit të kryetarëve të komunave ka mbetur më pak se një muaj.
Qeveria teknike javën e kaluar ka formuar një grup pune për të propozuar zgjidhje për vazhdimin e mandatit deri në mbajtjen e zgjedhjeve, në të kundërtën rrezikon bllokimi edhe i pushtetit lokal, që nënkupton bllokim të pagave në arsimin fillor, në çerdhe, të punonjësve lokal si dhe të institucioneve tjera që janë nën kujdesin financiar të komunave.
Gjithashtu, do të bllokoheshin edhe investimet apo transaksionet financiare, që sipas ekspertëve të ekonomisë do të dëmtonin seriozisht pushtetin lokal.
Koce Trajanovski, kryetar i Shkupit, si njësi e veçantë e vet-administrimit lokal dhe kryetar i bashkësisë së komunave të Maqedonisë nuk jep detaje se çfarë do të propozojë grupi i formuar për fatin e komunave.
“Derisa grupi të mos del me një propozim konkret mendoj se ne vetëm se mund të parashikojmë, pra nuk mund të them asgjë pasi presim që grupi i punës të del me një nismë konkrete për të kapërcyer gjendjen në të cilën jemi futur”, ka deklaruar Trajananovski.
Ndryshe nga ai, kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta është optimist se mund të ketë zgjidhje.
“Besoj se do të gjejmë një zgjidhje që të mos pësojnë qytetarët. Këtë nuk e bëjmë për interesa personale apo për kryetarët të komunave, por këtë e bëjmë për interesa të përgjithshme të banorëve nëpër komuna. Nëse nuk gjejmë zgjidhje atëherë do të vijmë deri te bllokimi i të gjitha komunave në nivel shtetëror”, thotë Nevzat Bejta kryetar, i komunës së Gostivarit dhe nënkryetar i Bashkësisë së Komunave të Maqedonisë.
Ai beson se shumë shpejt ekspertët do të gjejnë zbrastësira juridike për të vazhduar mandatin e kryetarëve të komunave deri në shpalljen e zgjedhjeve nga Kuvendi i Maqedonisë.
Njohësit e rregullativës ligjore parlamentare thonë se formimi i grupeve të punës është i mirëseardhur për të treguar të paktën se dikush interesohet për funksionimin e pushtetit lokal.
Aleksandar Novakovski, ish sekretar i përgjithshëm i Kuvendit, thotë se grupi i punës mund të dalë me propozime, por pa dakordimin për miratimin e tyre në Kuvend të gjitha përpjekjet do të jenë të kota.
Në rastin konkret, apo duke marrë parasysh qëndrimet e partive, Novakovski thotë se do të ketë vështirësi të caktohet një seancë krejtësisht e re për të vendosur mbi ndryshimet në ligjin për zgjedhjet lokale.
“Unë për momentin nuk shoh rrugëdalje nga kjo situatë në të cilën ndodhet Kuvendi. Ne dëshmuam se nuk kemi kapacitet për të kapërcyer dallimet në rrugë institucionale. Bllokimi i punës së Kuvendit do të zgjasë dhe me këtë do të vihet në pikëpyetje funksioni i gjithë pushtetit lokal dhe me këtë edhe i kërkesave më elementare të qytetarëve jo vetëm në nivelin qendror, por tani edhe në atë lokal”, thotë Novakovski.
Pavarësisht bllokimit të zgjedhjeve, disa nga partitë politike kanë nisur me përzgjedhjen e kandidatëve të mundshëm për kryetar të komunave.
Njohësit e çështjeve politike nuk e përjashtojnë mundësinë që zgjedhjet të shtyhen deri në vjeshtë, e nëse kjo ndodhë, atëherë mundet që ato të mbahen me zgjedhjet e përgjithshme që shihen si mundësi për dalje nga kriza nëse presidenti Ivanov dhe OBRM-ja vazhdojnë me ngulm të pengojnë LSDM-në dhe dy partitë shqiptare që të formojnë qeverinë e re. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës