Maqedoni, kopjimet e nxënësve, më të avancuara se kontrollet e mësimdhënësve
![Maqedoni, kopjimet e nxënësve, më të avancuara se kontrollet e mësimdhënësve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/05/Testi-kombetar-semi-gjysem-matura-foto-ridvan-slivova-05-780x439.jpg)
Kufjet e fshehura nën flokë, printimi i etiketave të shishes së ujit me formula nga lëndë të ndryshme, telefona të fshehur nën banka të shkollës, po gjithsesi dhe përdorimi i mjeteve të vjetra si fletushkat, e pamundësojnë verifikimin e saktë të dijes së nxënësve të shkollave fillore dhe atyre të mesme, thonë mësimdhënësit.
Ata thonë se gjeneratat e reja janë gjithnjë e më të aftë për sa i përket përdorimit të mjeteve të sofistikuara elektronike si mjet kopjimi gjatë testeve me shkrim, andaj për verifikimin e dijes detyrohen të realizojnë pyetje me gojë.
“Ne jemi të pafuqishëm t’i kontrollojmë. Ju si ‘polic’ nuk mund ta vëzhgoni çdo student për 45 minuta. Edhe kundrejt kontrolleve sado rigoroze të jenë, nxënësit arrijnë të përshkruajnë diçka nëse këtë e kanë vënë si synim”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Tatjana Aleksiq, mësimdhënëse e Gjuhës Maqedonase në një shkollë të mesme.
Nga ana tjetër, Naser Miftari, profesor i lëndës së Historisë, njëherësh i angazhuar në projektin e organizatës joqeveritare “Shkolla e shekullit XXI” thotë se problemi me kopjimin imponon reagimin e dikasterit të Arsimit dhe vendosjen e testimit në formë elektronike, përmes testeve të standardizuara në përputhje me praktikat e vendeve evropiane.
“Të gjitha strukturat që i ka një shkollë, qoftë ajo fillore apo e mesme, të vendosen në ndihmë të mësimdhënësit. Këtu duhet përfshirë edhe trajnimet nga byroja për zhvillim të Arsimit që mësimdhënësi të jetë i përgatitur për zbatimin e standardeve në çdo lëndë në përputhje me kriteret e vendeve të zhvilluara të Evropës”, thotë Miftari për Radion Evropa e Lirë.
Nxënësit thonë se në vazhdimësi janë nën presion për të arritur rezultate maksimale, duke filluar nga shtëpia, nga prindërit, e më pas nga fakti se në fakultete të caktuara kategorizimi bëhet përmes suksesit të përgjithshëm dhe jo aftësisë në lëndën e caktuar, përkatësisht drejtimin që zgjedh.
“Nuk dua të kopjoj, por nga testet e shumta në një afat të shkurtër kohor ndihem e pafuqishme për t’i përvetësuar të gjitha materialet. Andaj, kopjimin e shoh si një mënyrë për të arritur sukses”, thotë Marija, e cila këtë vit përfundon shkollën e mesme.
Nxënësja tjetër, Andresa, thotë se kopjimi është vendosur si standard, megjithëse është e vetëdijshme se ky është veprim i gabuar.
“Disa herë më duket edhe sfiduese që të krijoj gjëra për çka profesorët nuk janë në dijeni se ne i përdorim”, thotë ajo.
Profesori Naser Miftari konsideron se është koha e fundit që shkollat të pajisen me softuerë për detektimin e plagjiaturës, për të zbuluar përdorimin e fjalëve të njëjta ose fraksioneve të teksteve të ndryshme nga nxënësit, veçanërisht pasi ata arrijnë t’i fotografojnë testet dhe në kohë rekorde t’ua shpërndajnë nxënësve të tjerë.
“Kërkojnë leje për pak minuta për të shkuar në tualet, për atë kohë me shpejtësi e zgjedhin testin e fotografuar, dhe për pak sekonda ua shpërndajnë gjithë kasës, dhe del se një pjesë e madhe e nxënësve në mënyrë identike janë përgjigjur në pyetjen e njëjtë. Është e pamundur të kontrollohet pasi edhe klasat në shumë shkolla janë të mbipopulluara me nga 40 nxënës”, thotë ai.
Mësimdhënësja Tatjana Aleksiq vlerëson se kjo sjellje është e papranueshme dhe se ka pasoja të rënda për progresin e tyre akademik dhe reputacionin e tyre në të ardhmen:
“Nxënësve duhet bërë me dije se pas telefonit nuk do të mund të fshihen gjatë gjithë jetës, pasi atyre do t’u kërkohen njohuri konkrete gjatë punës”.
Nga ana tjetër, sociologët theksojnë se nuk duhet luftuar kreativiteti i fëmijëve, megjithëse mashtrimi mbetet mashtrim dhe si i tillë duhet dënuar.
Faton Murseli, ligjërues i Sociologjisë në Universitetin e Tetovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se nxënësit e shkollave fillore dhe atyre të mesme duhet ndërgjegjësuar se kopjimi gjatë vlerësimit me shkrim do të lërë pasoja të rënda në karrierën e tyre në të ardhmen, pavarësisht se cilin profesion do të ushtrojnë.
“Duhet kuptuar se gjeneratat e reja i përkasin gjeneratës së teknologjisë, shumica e të cilëve që në moshë të re kanë arritur të sigurojnë punë, pra të vetëpunësohen përmes mediave të reja. Kjo paraqet dhe një barrierë shtesë të kohës bashkëkohore mes mësuesit të sotëm dhe nxënësit të sotëm. Kjo barrierë nxit më shumë probleme që kërkojnë zgjidhje, siç është trajnimi i mësuesve dhe profesorëve për të qenë në hap me zhvillimin e teknikës dhe teknologjisë dhe në përputhje me këtë dhe përgatisin leksionet, po edhe testet për vlerësimin e nxënësve”, thotë Murseli.
Ekspertët e arsimit theksojnë se shoqërisë i duhet një gjeneratë e re, e cila gjatë procesit të arsimimit e ka kultivuar mendimin kritik, në vend të një gjenerate me nota të larta në letër.
Ministria e Arsimit në vitin 2017 shfuqizoi testimin ekstern, të cilit i nënshtroheshin nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në fund të vitit, përmes së cilit synohej vlerësimi i dijes dhe aftësive të tyre në disa lëndë kryesore, si Matematika, Gjuha Shqipe dhe gjuhët e huaja, pas reagimeve të shumta nga prindërit dhe nxënësit për shkak të gabimeve të shumta që shfaqeshin gjatë testimit.
Megjithëkëtë, aplikimin e testimit ekstren në vitin 2001 si pjesë e realizimit të reformave në arsim, Ministria e Arsimit e arsyetoi me identifikimin e cilësive dhe dobësive të nxënësve në nivelet e ndryshme të arsimit dhe për të ndihmuar në përmirësimin e sistemit arsimor në vend.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Këshilli drejtues i FSPIM e ka miratuar Raportin nga regjistrimi i i kryer i pronës së Fondit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-06-200827-380x233.png)
Këshilli drejtues i FSPIM e ka miratuar Raportin nga regjistrimi i i kryer i pronës së Fondit
![Kuvendi nuk miraton nismën e Frontit Evropian për interpretim autentik të dispozitës që përcakton përfaqësimin e drejtë në administratë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/01/Kuvendi-i-Maqedonise-380x233.png)
Kuvendi nuk miraton nismën e Frontit Evropian për interpretim autentik të dispozitës që përcakton përfaqësimin e drejtë në administratë
![Ministria e Mbrojtjes, Xhaferit: Parimi i përfaqësimit të drejtë të të gjitha komuniteteve respektohet në mënyrën më të përgjegjshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/Ministria-e-Mbrojtjes-MK-380x233.png)
Ministria e Mbrojtjes, Xhaferit: Parimi i përfaqësimit të drejtë të të gjitha komuniteteve respektohet në mënyrën më të përgjegjshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/01/Martin-Berishaj-Ambasador-ne-Kroaci-intervistohet-nga-Komisioni-Hetimor-Parlamentar-foto-Ridvan-Slivova-29-e1673636820703-780x439.jpg)
Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishajt
![Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_5-10-e1738862146398-780x439.jpg)
Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë
![Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjermnai-780x439.jpg)
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën
![Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ambasada-gjermanee-780x439.jpg)
Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune
![Nga fotot çift te filxhanët e kafesë, gabimet që bëjnë shqiptarët gjatë regjistrimit për zgjedhjet e 11 Majit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rasti-i-kqz-1024x576-1-780x439.png)
Nga fotot çift te filxhanët e kafesë, gabimet që bëjnë shqiptarët gjatë regjistrimit për zgjedhjet e 11 Majit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin