Për planin operativ të programeve dhe masave aktive për punësim dhe shërbime të tregut të punës për vitin 2022 janë siguruar një miliard e 800 milionë denarë ose rreth 30 milionë euro, që është për pesë milion euro më shumë nga viti i kaluar. Me planin do të përfshihen 14.685 persona të papunë, me theks të veçantë të rinjtë e papunë deri në moshën 29 vjeçare, personat e papunësuar kohë të gjatë, si dhe shfrytëzuesit e ndihmës minimale të garantuar. Shpalljet e para për masa do të publikohen më 5 prill.
“Qëllimi i PO-së është kategoritë e ndryshme të rrezikuara të të papunëve, persona të rinj, gra, persona me invaliditet, shfrytëzues të ndihmës minimale të garantuar dhe persona që e kanë humbur punën për shkak të koronavirusit më mirë dhe më lehtë të kenë qasje në tregun e punës”, tha në prezantimin e Planit Operativ ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska.
Ajo informoi se për disa nga masat aktive është zgjeruar mbulimi i përfituesve nga kategoritë e rrezikuara dhe për herë të parë në bashkëpunim me UNDP-në zbatohet edhe masa për mbështetje për krijimin e vendeve të reja të punës përmes investimeve të gjelbra.
Ministrja theksoi se vazhdon implementimi i Programit për Vetëpunësim, gjegjësisht përkrahja e të papunëve për hapjen e bizneseve të tyre duke ndarë grante në vlerë prej pesë mijë euro për një të vetëpunësuar, përkatësisht 10 mijë euro nëse aplikojnë dy partnerë. . Për këtë masë janë siguruar mjete për dy mijë vende pune direkte, për realizimin e të cilave do të ndahen pak më shumë se 672 milionë denarë, përkatësisht rreth 10,9 milionë euro ose 2,6 milionë euro më shumë në krahasim me vitin paraprak.
“Ne krijuam planin operacional të përshtatur për të rinjtë sepse ata janë e ardhmja jonë dhe çdo nxitje dhe investim tek të rinjtë është një investim për të ardhmen e vendit. Nëpërmjet planit, ne ulim papunësinë e të rinjve, por në të njëjtën kohë gjithashtu, duke ruajtur vazhdimësinë në zbatimin e masës, trajnim i avancuar i aftësive të TI-së ofrojmë në radhë të parë punë të qëndrueshme, me pagesë të lartë dhe tërheqëse në vend, gjë që reflektohet në motivimin e tyre për të qëndruar në vend. Të vetëdijshëm për nevojat e reja të tregut të punës për këtë vit, kemi siguruar 424 trajnime për aftësi të avancuara të TI-së për të rinjtë e papunë”, tha Trençevska.
Masa e praktikës zgjeroi përfshirjen e 1620 personave të papunë deri në moshën 34 vjeç tek punëdhënësit nga sektori privat, por edhe në organizatat e shoqërisë civile. Vazhdon zbatimi i masës për kompensim te të rinjtë, me të cilën do të paguhen 3.000 denarë në muaj për 3.500 të rinj nga vendi deri në moshën 23 vjeçare të punësuar në prodhimtari. Kjo masë do të përdoret nga një mijë të rinj më shumë se vitin e kaluar.
Edhe në vitin 2022 vazhdojmë me projektin Garancia për të rinjtë si një vend lider në rajon që e ka zbatuar e para dhe nuk është anëtare e BE-së.
Armen Grigorijan, përfaqësues i përhershëm i UNDP-së në vend i cili mbajti fjalim në prezantimin e Planit Operativ, theksoi se pandemia e Kovid-19 i ka rrezikuar shoqëritë për sa i përket gjinisë, bazës arsimore dhe bazës së mundësive në tregun e punës.
“Për fat të keq, Maqedonia e Veriut nuk bën përjashtim nga kjo, megjithëse papunësia në vend është në rënie, aktiviteti i dobët i tregut të punës dhe kapaciteti për të krijuar vende të qëndrueshme të punës janë tipare të ekonomisë maqedonase që po bëhet edhe më e dukshme në kohët e KOVID dhe pas saj. Qeveria, sektori privat dhe të gjithë aktorët duhet të veprojnë në partneritet për të krijuar një ekonomi rezistente, një agjendë të përbashkët për zhvillim të qëndrueshëm, rritje gjithëpërfshirëse që rrit zhvillimin social dhe ekonomik dhe realizon disa nga synimet e zhvillimit të qëndrueshëm”, tha Gregorijan.
Drejtori i Agjencisë për Punësim Bekim Murati theksoi se nga viti në vit ndahen gjithnjë e më shumë mjete për realizimin e Planit Operativ dhe me atë, theksoi gjithnjë e më shumë qytetarë marrin mundësi të përfshihen në tregun e punës.
“Për këtë vit janë parashikuar 1,8 miliard denarë, ndërsa do të përfshihen rreth 15 mijë persona të papunë. KE-ja e shpalli vitin 2022 si vit të rinisë, duke e theksuar vlerën e të rinjve në ndërtimin e një të ardhme më të mirë. Maqedonia e Veriut iu bashkangjit përpjekjeve të tilla përmes disa aktiviteteve. Këtu do ta përmend edhe projektin garancion për të rinj të cilat vendi ynë i zbaton tashmë katër vjet dhe është vendi i parë në rajon që nuk është anëtare e BE-së ndërsa me sukses e implementon këtë projekt”, theksoi Murati.
Me këtë Plan, sipas Muratit, janë përmbajtur edhe masat që mundësojnë mbështetje për krijimin e vendeve të reja të punës siç janë masat për subvencionim të pagave dhe punësim, si dhe rritje të subjekteve juridike përmes të cilave planifikohet të punësohen direkt 1.790 persona.
Ai informoi se një pjesë e këtij plani operativ është edhe Programi për punësim në punë publike ku do të përfshihen një mijë të papunë me kualifikime të ulëta në projekte infrastrukturore dhe mbrojtje të mjedisit në nivel lokal.
Gjatë zbatimit të masave nga plani do të respektohen tre parime – parimi i kthimit më të shpejtë në punë të personave që kanë humbur punën për shkak të pandemisë, parimi i diversitetit dhe gjithëpërfshirjes dhe parimi i zhvillimit të balancuar rajonal.
Vitin e kaluar janë realizuar 94,6 për qind e masave dhe programeve të Planit operativ për punësim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa probleme, në disa rrugë ka ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës
Ndahet nga jeta e kryepeshkopi Anastas Janullatos, Spiropali: Kontribuoi në harmoninë e bashkëjetesën fetare në Shqipëri e në botë
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova