Maqedoni, grupet dhe komisionet punuese në Kuvend formohen për të mos zgjidhur problemin
Të hënën u formua grupi i punës në Parlamentin e Maqedonisë i cili do të punojë për zgjidhjen e problemit të njësive zgjedhore në Maqedoni të cilat tejkalojnë numrin e votuesve duke shkelur kështu Kodin Zgjedhor.
Njohësit e rrethanave politike në vend në deklaratat e tyre shprehen skeptik sa i përket formimit të grupit të punës në Kuvend për balancimin e njësive zgjedhore.
Analisti Selim Ibraimi cilëson se jeta parlamentare dhe politike e Maqedonisë ka qenë e mbushur me komisione dhe nën komisione duke mos ofruar zgjidhje konkret e adekuate.
“Në rastin konkret me këto njësi zgjedhore banorët kanë votuar me vite. Sipas kësaj del që balancimi është i vonuar dhe me këto votues është manipuluar në të kaluarën. Aspekti tjetër është numri dhe si do të arrihet deri në një balancim. Mos bëhet fjalë për taktizime politike para zgjedhjeve? Në planin sistematik zgjedhor,kjo është absurde se si zgjidhen deputetët në njësitë zgjedhore. Partitë shqiptare si duket janë vonuar me idenë e njësive,pasi ky problem daton më herët. Me afrimin e zgjedhjeve,patriotizmi dhe ethet e nacionalizmit janë shtuar tek drejtuesit partiak. Tani edhe propozimet e grupeve parlamentare do të jenë sikur kjo e fundit. Mbetet të shpohim realisht se si do të perceptohet nga komuniteti ndërkombëtar ky propozim”, tha për Portalb Selimi.
Organet e tilla, zakonisht, sjellin huti tek popullata, vlerëson politikologu Argjend Çilafi.
“Nuk është e rastësishme se pikërisht tani aktualizohet korrigjimi i njësisë së gjashtë zgjedhore, edhe pse ka disa vite që kjo njësi është “problematike”. Shtrohet pyetja se ku ishin partitë shqiptare në zgjedhjet e kaluara kur duheshe revidimi i kufijve të njësisë 6-të, apo atëherë ishin të zënë me problemet jetike si “gjuha, universiteti, …”. Mendojë se së shpejti probleme do të hapen edhe në zonën 1 dhe 2, edhe në këto zona do të kemi humbje të deputetëve shqiptarë. Që do të thotë se partitë deri më tani e kanë sjellë në këtë gjendje përbërjen e njësive zgjedhore”, deklaroi Çilafi.
Dhe tani, shton ai, tendenca e partive që nëpërmes grupeve parlamentare të vendos për balancimin e njësive zgjedhore ngjall shumë skepticizëm, duke shtuar këtu fatet e trupave kuvendore për zgjidhjen e ndonjë problemi.
Formimi i grupit të punës nisi me shumë të panjohura
Nga BDI thanë që në takimin e parë të grupit do të shpalosin propozimet e tyre, duke mos i bërë publike në opinion.
Rafis Aliti nga BDI-ja tha se grupi do të merr në konsideratë propozimet e gjitha partive dhe në fund do të del me zgjidhje konkrete dhe ndryshim të Kodit Zgjedhor. Ai nuk shpalosi cili është qëndrimi i BDI-së për balancimin e njësive zgjedhore.
PDSH, publikisht shprehu qëndrimin në opinion.
Imer Aliu nga PDSH-ja i zbuloi kërkesat e partisë së tij me qëllim të barazimit të votës së qytetarëve.
“Kërkesa e parë e jona është që të bëhen ndryshime në pjesën që ka të bëjë me përqindjen e lejuar të tejkalimit të numrit të votuesve në njësitë zgjedhore, nga 5 që është tani të bëhet në 1. Kjo mundëson garantim të barazisë së votës në Maqedoni. Tani si që është kjo dispozitë ,në masë të madhe janë dëmtuar shqiptarët dhe autorët e kësaj dispozite janë BDI, VMRO dhe LSDM. Nëse ky propozim nuk pranohet ne do të kërkojmë ndryshim të kufijve të të gjitha njësive zgjedhore në Maqedoni, ndërkaq nëse edhe kjo nuk pranohet ne propozojmë ndryshim të numrit të deputetëve nëpër njësi zgjedhore. Për shembull nëse tejkalohet numri i votuesve në njësinë 6, ne kërkojmë që njësia 6 në proporcion me numrin e votuesve të nxjerrë më shumë deputetë”, tha Aliu
OBRM-PDUKM-ja nuk sheh disbalancë në njësitë tjera por vetëm në Njësinë numër 6, andaj sipas Ilija Dimovskit, nuk duhet kjo të jetë arsye eventuale për mos-mbajtjen e zgjedhjeve.
“Vetëm njësia 6 del nga korniza ligjore, mendoj që nuk është korrekte që në këtë mënyrë si veprojnë partitë tjera, distancohen nga disa procese për mbajtjen e zgjedhjeve”, tha Dimovski. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
26 vjet nga vrasja e veprimtarit Enver Maloku, presidentja Osmani: Mbrojti idealet e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej nga autoritetet polake
Komunikacioni në rrugët e RMV-së zhvillohet në kushte dimërore, në disa akse ka ndalesë qarkullimi
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Dërgohet në mbajtje i dyshuari për kanosjen e kryeministrit Kurti në emër të “Brigada Sever”
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles