LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, gratë kërkojnë të ruhet pensionimi deri në 62 vjeç

Maqedoni, gratë kërkojnë të ruhet pensionimi deri në 62 vjeç

Diskriminim pozitiv midis burrave dhe grave duhet të ketë për sa i përket moshës së pensionit. Ky është qëndrimi i Kristina Ampeva nga shoqata “Glasen Tekstilec” e cila lufton për mbrojtjen e të drejtave të punonjësve në sektorin e tekstilit. Sipas saj, gratë e punësuara në fabrikat e tekstilit meritojnë stazh me benefite dhe duhet të dalin në pension në moshën 58 vjeçare.

“Një grua në moshën 62 ose 64 vjeç nuk mund të jetë në vendin e punës. Sidomos jo në sektorit e tekstilit ku keni sëmundje të ndryshme profesionale. Nuk duhet të shikoni kufirin e moshës, sepse shumë gra kanë mbi 40 vjet përvojë pune dhe duhet të presin për pension të pleqërisë që nuk është e drejtë – tha Kristina Ampeva Glasen nga shoqata “Glasen Tekstilec”.

Ndryshe, opinioni e di faktin që gratë mbi moshën 62 vjeç dalin në pension, siç bëjnë burrat dy vjet më vonë. Megjithatë, Ligji aktual për Sigurim Pensional dhe Invalidor thotë që gratë gjithashtu punojnë deri në moshën 64 vjeç, por mund të kërkojnë nga punëdhënësi që të pensionohet dy vjet më herët, pra në moshën 62 vjeçare, dhe e njëjta duhet t’u mundësohet. Pushteti që në periudhën parazgjedhore njoftoi reforma pensionale, por deri më tani nuk ka dalë me detaje për opinionin. Kryeministri Zoran Zaev disa herë ka dhënë deklarata lidhur me këtë temë, por nuk ka shpjeguar në detaje nëse gratë dhe burrat do të dalin në pension në të njëjtën moshë. Fatmir Bytyqi, i cili është përgjegjës për politikat ekonomike të qeverisë, para dy ditëve tha se nuk do të ketë ulje të moshës së pensionimit, por se reformat e pensioneve do të barazonin vitet e pensionit për burrat dhe gratë. Më pak informacione deri më tani mund të merren nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, megjithëse ato duhet të jenë hartues kryesor i ndryshimeve ligjore.


https://www.youtube.com/watch?v=onE3Ya6PRb4&feature=emb_title

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Dyshohet se pati keqpërdorim të votës, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet

Dyshohet se pati keqpërdorim të votës, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet

Lajme
DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor

DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor

Lajme
Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb

Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb

Lajme
Kalo në kategori