Turizmi në Maqedoninë e Veriut ishte një ndër sektorët më të goditur nga pandemia e koronavirusit dhe kur pritej rimëkëmbja e tij pas heqjes së masave kufizuese, ai po përballet me probleme tjera, si mungesa e fuqisë punëtore.
Shumë të rinj që punonin si kamerierë, kuzhinierë e punë të tjera në objektet hoteliere, ose janë larguar nga vendi, ose po merren me punë tjera.
Në sektorin e gastronomisë, në qytetet turistike Strugë dhe Ohër para pandemisë ishin të angazhuar rreth 2,000 persona, por ky numër tani është përgjysmuar për shkak të mbylljes së restoranteve dhe hoteleve gjatë pandemisë, por edhe pagave të ulëta kur ato ishin të hapura në periudha të caktuara.
Një kamerier në këto dy qytete paguhet mes 300 dhe 500 euro në muaj, ndërsa deri në 1000 euro sillet paga e kuzhinierëve.
Ivani, 34-vjeçar nga Shkupi, thotë se ka vendosur të shkojë në Kroaci për të punuar si kamerier, meqë katër muajt e fundit pronari i restorantit ku punonte në Maqedoninë e Veriut, nuk i ka shlyer detyrimet, pagën dhe sigurimin shëndetësor e pensional. Ai thotë se pagat në Kroaci janë shumë më të larta dhe kjo ka bërë që ai të largohet nga vendi.
“Motivimi i largimit tim ishte pjesa financiare që nuk arrita ta marr këtu. Atë që nuk e mora këtu, do ta marr në Kroaci, madje atje do të paguhem edhe më shumë. Procedura e punësimit ishte e shpejtë dhe e lehtë. Punëdhënësit kroatë në një kohë të shkurtër përgatitën të gjitha dokumentet e nevojshme dhe një vizë për të filluar punën atje”, thotë Ivani.
Mungesën e fuqisë punëtore e ndien edhe Erhan Papraniku, menaxher në një hotel në Strugë.
“Problemi me fuqinë punëtore është shumë i madh. Ata që janë akoma këtu, kërkojnë rritje të pagave deri në 50 për qind. Nuk dua të them se kushtëzojnë sepse ata nuk e dinë se nuk kanë fuqi punëtore kështu që ne detyrohemi t’i paguajmë edhe në fillim të sezonit”, thotë Papraniku.
Zdravko Josifovski nga Oda e Pavarur e Hotelerisë paralajmëron se gastronomia mund të mbetet pa punëtorë, andaj kërkon nga shteti masa për ta ndihmuar këtë sektor.
Ai thotë se shumë nga të punësuarit, nga frika e humbjes së vendit të punës, u rikualifikuan dhe ndryshuan profesionin dhe tani që janë hapur kufijtë, shumë prej tyre ndodhen jashtë vendit për punë sezonale.
“Është fakt që sektori i hotelerisë nuk është imun ndaj krizës sikur edhe sektorët e tjerë. Edhe këtu numri i të punësuarve po binte vazhdimisht. Mungesa e fuqisë punëtore ka rritur kërkesat e sektorit të hotelerisë në të gjithë Ballkanin dhe Evropën dhe kjo ka çuar në rritjen e ndjeshme të pagave dhe njerëzit normalisht se kërkojnë zgjidhje më të mirë, apo pagesa më të larta”, thotë Josifovski.
Veç mungesës së fuqisë punëtore, sektori i turizmit po përballet edhe me çmimet e larta, andaj drejtuesit e objekteve hoteliere druajnë nëse kjo do të reflektohet edhe në numrin e turistëve.
“Problem paraqet edhe kriza me çmimet. Një pjesë e qytetarëve në gjithë botën janë goditur nga kriza dhe një pjesë e tyre i kanë anuluar fluturimet qoftë nga frika apo shkaqet ekonomike. Kërkesa jonë është që çmimet të rregullohen që ne të dimë se çfarë të ofrojmë, dhe jo çdo ditë të lëvizin çmimet”, thotë Papraniku.
Në periudhën para pandemisë, apo në vitin 2019, sipas të dhënave të Entit të Statistikës, numri i turistëve të huaj në muajt qershor, korrik dhe gusht sillej në rreth 200 mijë turistë.
Në periudhën e njëjtë të vitit 2020, numri i turistëve kishte zbritur në rreth 80 mijë, ndërsa në rreth 70 mijë në vitin 2021 kur edhe sezoni turistik ishte thuajse jofunksional për shkak të pandemisë.
Numrin më të madh të turistëve të huaj e përbëjnë holandezët, të cilit në vitin 2019 ishin rreth 20 mijë në numër. Holandezët janë ata që edhe këtë vit kanë hapur sezonin turistik me fluturimin e parë që është realizuar të enjten, më 18 maj./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet-2-780x439-1.jpg)
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-30-780x439.jpg)
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna
![Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-71-780x439.jpg)
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht