Punëtorët në Maqedoninë e Veriut gjithnjë e më pak i denoncojnë shkeljet e të drejtave të tyre nga ana e punëdhënësve, si rrjedhojë e mungesës së besimit në sistemin gjyqësor. Në gjashtë muajt e parë të vitit 2019 në Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut janë drejtuar 804 punëtorë për të kërkuar ndihmë juridike pasi u janë shkelur të drejtat në raport me marrëdhënien e punës.
Kjo shifër është për 200 më pak krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018, kur kishte 1007 denoncime, përkatësisht kërkesa për mbrojtje juridike ndaj shkeljes së të drejtave të punëtorëve.
Numri më i madh i ankesave, gjithsej 514 në vitin 2019, është ai i punëtorëve në industri, energjetikë dhe miniera, që kryesisht kanë të bëjnë me mospagesën e rrogave, mjeteve shtesë jashtë orarit të punës, si dhe mospagesës së kontributeve. Rreth 100 kërkesa të tjera kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave të punëtorëve nga firmat e falimentuara dhe 70 kërkesa të tjera kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave sindikale.
Katerina Popovska, juriste në kuadër të Lidhjes së Sindikatave në Maqedoninë e Veriut, thotë për Radion Evropa e Lirë se ekzistojnë shumë arsye pse punëtorët hezitojnë të ngrenë proces gjyqësor sa i përket shkeljes së të drejtave të tyre.
“Si arsye e parë do të thosha është ajo se një pjesë e madhe e anëtarëve, përkatësisht punëtorëve, nuk janë mjaftueshëm të njoftuar për të drejtat e tyre që kanë mundësi t’i realizojnë përmes sindikatave, por më e rëndësishmja do të thosha pjesa më e madhe tyre hezitojnë të denoncojnë rastet edhe kur janë të sigurt se janë shkelur të drejtat e tyre, sepse kanë frikëse punëdhënësi do t’i largojë nga puna. Një aspekt tjetër është mosbesimi në sistemin gjyqësor, jo rrallëherë Inspektorati i punës është vendosur në mbrojtje të interesave të punëdhënësit”, thotë Popovska.
Nga ana tjetër, sociologu Ali Pajaziti, ligjërues në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, për Radion Evropa e Lirë thotë se mostransparenca e sistemit gjyqësor, ua ka futur frikën në palcë qytetarëve për të denoncuar çfarëdolloj padrejtësie që u bëhet, prandaj, shton ai, punëtorët marrin kurajë për të ngritur zërin vetëm gjatë periudhave para organizimit të zgjedhjeve.
“Nuk është një vijë, vazhdimësi, të themi, e natyrshme që të reagohet çdo herë kur e lypë nevoja ose kur bëhet ndonjë padrejtësi, ose kur ka shkelje, ose kur bëhet fjalë për ndonjë kërkesë emergjente dhe të arsyeshme të punëtorëve ose kategorive të tjera të qytetarëve”, thotë sociologu Pajaziti.
Ndërkaq, Ana Gligorova, aktiviste për të drejtat e punëtorëve në kuadër të organizatës joqeveritare “Njeriu mbi profitin”, për Radion Evropa e lirë thotë se shteti nuk funksionon mbi bazë të parimeve sociale, edhe pse në bazë të Kushtetutës është e definuar si e tillë. Megjithatë, ajo shprehet optimiste se gjërat do të ndryshojnë për së mbari me vetë faktin se bizneset tanimë kanë filluar të ndjejnë mungesën e krahut të punës dhe nuk dëshirojnë t’i humbasin punëtorët.
“Mendoj se ngrihet vetëdija te punëtorët. Mendoj se përmes një aksioni permanent, përmes një fronti të përbashkët dhe nga ana tjetër, punës së mediave, pas një kohe patjetër se do të inkurajohen qytetarët të dalin në rrugë për t’i mbrojtur të drejtat e tyre kur shkelen nga ana e punëdhënësit. Mendoj se kështu do të zgjohet vetëdija e punëtorëve dhe ngadalë Maqedonia e Veriut, do të shndërrohet në një shtet të sigurt social”, konsideron Gligorova. Sindikalistët, njëherësh theksojnë se të drejtat e punëtorëve në sektorin publik deri diku respektohen, por realiteti është shumë më i hidhur kur bëhet fjalë për punëtorët në sektorin privat, të cilët mbeten në të shumtën e rasteve të pambrojtur, veçanërisht kur detyrohen të bëjnë më shumë punë për të njëjtën pagë. (REL)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës