LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Është rritur numri i riinfektimeve me COVID-19

Maqedoni: Është rritur numri i riinfektimeve me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se sipas raportit javor të Institutit për Shëndet Publik, numri i personave pozitivë me SARS-CoV-2 është rritur për 51 për qind krahasuar me një javë më parë.

Grupmoshat më të prekura janë 30-39 (27 për qind), 20-29 (24 për qind) dhe 40-49 (17 për qind). Numri më i ulët është regjistruar në grupmoshën 0-9 (2 për qind).

Në periudhën njëjavore, pra nga data 3 deri më 9 janar, janë raportuar 946 riinfeksione. Nga analizat e kryera prej gjithsej 152 mostrave pozitive me SARS-CoV-2, në 104 prej tyre, gjegjësisht në 68 për qind të mostrave është zbuluar varianti Omicron i koronavirusit.


Omicroni është zbuluar në 12 qytete, respektivisht në Shkup janë regjistruar 48 raste, Ohër – 27, Koçan – shtatë, Tetovë – gjashtë, Veles – pesë, Pehçevë, Shtip, Gjevgjeli, Kavadar nga dy dhe Vinicë, Negotinë, Manastir nga një të infektuar.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se sipas raporteve nga spitalet, aktualisht në të gjithë vendin si pasojë e Covid-19 të shtruar në spital janë 351 persona, që paraqet rritje prej 41 për qind krahasuar me javën e kaluar.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të shtruar, 156 janë në Shkup. Në spitalet tjera të vendit ka pacientë të shtruar në Manastir, Shtip, Veles, Kumanovë, Ohër, Prilep, Strugë, Kërçovë, Kavadar dhe Strumicë.

“Është rritur numri i kontrolleve ditore në repartet infektive nëpër spitalet në vend. Sipas anketave epidemiologjike, shumica e pacientëve kanë pasur kontakt me një rast pozitiv tre ditë para shfaqjes së simptomave/marrjes së rezultatit pozitiv”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

Lajme
Kalo në kategori