Maqedoni, dy motoçiklistë humbin jetën nga aksidentet në komunikacion

Një njëzetenjëvjeçar nga Gostivari ka humbur jetën në aksidentin në komunikacion që ka ndodhur dje në rrugën rajonale në mes Gostivarit dhe Vrutokut.
Aksidenti ka ndodhur kur në veturë e markës "Audi" e drejtuar nga M:Z. (32) nga Gostivari është përplasur me një motoçikletë të markës "Kavasaki" e drejtuar nga Z.Z. (21) nga Gostivari.
Nga lëndimet e rënda trupore në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë motoçiklisti. Në vendin e ngjarjes është bërë ekspertizë nga ana e prokurorit publik.
Në një aksident të ngjashëm dje ka humbur jetën edhe një motoçiklistë 30-vjeçar nga Shkupi. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Gradsko-Veles në afërsi të vendi të quajtur "Usek", ku motoçiklisti ka goditur një furgon të markës "Mercedes Sprinter".
Nga lëndimet e marra në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë motoçiklisti/Telegrafi/




















































