Partitë politike në Maqedoninë e Veriut, që do të marrin pjesë me kandidatë në balotazh për zgjedhjet lokale më 31 tetor, kanë nisur me mobilizimin e radhëve, por edhe me paralajmërimet për ndryshime të mundshme edhe në pushtetin qendror, varësisht rezultatit zgjedhor.
Në raundin e parë janë zgjedhur gjithsej 33 kryetarë të komunave nga 80 sa ka gjithsej Maqedonia e Veriut. Nga to, 22 komuna i ka fituar OBRM-PDUKM-ja opozitare, nëntë LSDM-ja e kryeministrit Zoran Zaev dhe tri komuna Bashkimi Demokratik për Integrim, që po ashtu është pjesë e qeverisë.
Në raundin e dytë pritet të zgjidhet edhe kryetari i Shkupit, ku në garë janë kandidatja e pavarur, Danella Arsovska, që mbështetet nga OBRM-PDUKM-ja dhe Petre Shilegov, kryetar aktual i Shkupit nga LSDM-ja.
Garë e fuqishme në raundin e dytë pritet të zhvillohet edhe në komunat e banuara me shqiptarë, si në Tetovë, ku garojnë dy kandidatët e partive në pushtet, Teuta Arifi nga BDI-ja dhe Bilall Kasami nga Lëvizja BESA, sikur edhe në Gostivar, ku garojnë Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët, që është në opozitë dhe Nevzat Bejta nga BDI-ja. Garë mes këtyre dy partive të fundit do të zhvillohet edhe për Strugën, Dibrën dhe Çairin, ndërsa në Kërçovë për kryetar të komunës garojnë kandidatët e BDI-së dhe të OBRM-PDUKM-së.
Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se në rast se në raundin e dytë fiton sërish opozita maqedonase, ai nuk do të jetë në gjendje më të drejtojë qeverinë, duke lënë për të kuptuar se do të ofrojë dorëheqje.
“Unë dhe qeveria të cilën e drejtoj, nuk do të mund të vazhdojmë nëse Shkupi dhe komunat urbane dhe rurale kthehen pas, në të gjitha aspektet, si për integrimin, për konceptin tonë ‘Një shoqëri për të gjithë’, investimet, ekonominë, e çështje tjera. Janë dy gjëra që nuk shkojnë njëra me tjetrën, andaj vlerësoj se votimet më 31 tetor kanë të bëjnë me gjithçka, prandaj unë nuk mund të drejtoj qeverinë nëse shteti lëviz në drejtimin e kundërt”, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev, duke njoftuar se shumica parlamentare është stabile dhe se asnjëra nga partitë e koalicionit nuk mendon t’i bashkohet opozitës, siç pretendon OBRM-PDUKM-ja.
Ai ka ftuar qytetarët dhe të gjitha partitë politike, me të cilat është në koalicion, që t’i mbështesin kandidatët e LSDM-së.
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickovski, tha se pushteti aktual i ka ditët e numëruara, sipas tij, andaj edhe u bëri thirrje të gjitha partive politike që të bashkohen, që më 31 tetor vendi të nisë një kapitull të ri.
Në zgjedhjet e 17 tetorit, një numër të konsideruar të votave apo rreth 50 mijë vota i ka marrë partia “E Majta”, por drejtuesit e saj ende nuk kanë marrë një vendim të prerë se cilën parti do të mbështetin, LSDM-në, apo OBRM-PDUKM-në.
“U bëj thirrje të gjitha partive politike, pavarësisht nëse janë të majta apo të djathta, të qendrës, liberale apo konservative, që të na bashkohen që të formojmë një shumicë të re parlamentare dhe së bashku me kryetarët e komunave, t’i përveshim mëngët dhe të punojmë për këtë shtet, të cilin qeverisja aktuale e ka zhytur në varfëri, kriminalitet, korrupsion, në një shtet të paperspektivë”, deklaroi Mickovski.
Nga ana tjetër, partitë shqiptare të pozicionuara në dy blloqe, BDI-ja me LSDM-në dhe Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa me OBRM-PDUKM-në, mbeten në qëndrimet e tyre, se nga zgjedhjet lokale të raundit të dytë do të dihet edhe e ardhmja e qeverisë.
Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, ka thënë se nuk ka krizë qeveritare, por madje, sipas tij, do të ketë rritje të shumicës parlamentare.
“Qeveria është stabile dhe do të jetë stabile edhe në të ardhmen, pavarësisht qëndrimeve të partive të ndryshme politike. Menjëherë pas zgjedhjeve koalicioni qeverisës do të zgjerohet edhe me të tjerë deputetë, të cilët e mbështesin këtë kurs progresiv të vendit”, ka deklaruar Osmani.
Nga Aleanca për Shqiptarët kanë thënë se synimi i saj është jo vetëm humbja e partive në pushtet në të gjitha komunat, por edhe rënia e qeverisë.
“Aleanca për Shqiptarët është e interesuar të bjerë pushteti korruptiv dhe i kriminalizuar i BDI-së në Tetovë, Strugë, Çair, Tearcë dhe Bogovinë. Por, kur BDI-ja të bjerë përfundimisht kur të rrëzohet edhe Qeveria. Konform kësaj do të jetë edhe sjellja jonë për në raundin e dytë”, thuhet në një komunikatë të opozitës shqiptare, e cila pritet t’u japë mbështetje në Tetovë kandidatëve të Lëvizjes BESA, që është në balotazh me kandidaten e BDI-së.
Në raundin e parë të zgjedhjeve, në votime dolën 50 për qind e votuesve nga rreth 1.8 milionë qytetarë me të drejtë vote./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles