LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, bastisen kompanitë që kontrabandonin duhanin

Maqedoni, bastisen kompanitë që kontrabandonin duhanin

Këto janë pamjet ekskluzive që siguroi TV Alsat nga aksioni i Policisë Financiare, të cilët kanë kryer bastisje gjatë natës së mbrëmshme dhe orëve të para të mëngjesit. Siç mëson Alsat, operacioni është zhvilluar në disa lokacione të vendit, me qëllim të zbulimit të rrjetit të kontrabandës me duhan. Jo zyrtarisht, mësohet se kompanitë e bastisura janë: Kontraktor Trejd, Need for Speed, Urban Logistik, LRB Fresh dhe Urban Trans.

Burimet për televizionin tonë tregojnë se janë bastisur këto kompani që dyshohet se importonin duhanin e dëmshëm dhe të paligjshëm të tipit “Virgjinia”, të cilin në mënyrë ilegale nga vendet fqinje e fusnin në Maqedoninë e Veriut, duke e shpërndarë pastaj tek personat fizik, mes të cilëve edhe tek disa banorë të Lubotenit dhe fshatrave të tjera, në të cilat u zhvillua aksioni i dy ditëve më parë.

Nga Policia Financiare dhe Prokuroria Themelore nuk deshën të japin detaje më të hollësishme, pasi sipas tyre, hetimet janë në vazhdim e sipër dhe lënda është në procedurë para hetimore. Por, në aksionin e së martës të zhvilluar me asistencë të njësive speciale policore në 13 lokacione të Shkupit, Policia Financiare sekuestroi rreth 12 ton duhan, 95% i të cilës sipas tyre ishte duhan i kontrabanduar nga ky zinxhir i personave fizik dhe juridik. Drejtori Arafati Muharremi pati deklaruar se target i këtij aksioni janë zbulimi i rrjetit të kompanive, të cilat me duhanin e futur ilegalisht në tregun e vendit pa u paguar banderolat e akcizës buxhetin e shtetit e kanë dëmtuar për 7,5 milion euro./Alsat/


Në trend Lajme

Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori