LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, anti-korrupsioni, qindra të lëndë të hapura

Maqedoni, anti-korrupsioni, qindra të lëndë të hapura

Komisioni shtetëror për pengimin e korrupsionit dhe konfliktin e interesave vitin e kaluar, përfshirë 25 nëntorin, ka hapur 638 lëndë ku ka pasur dyshime për korrupsion.

Për dallim nga ky numër i lartë, efektet nga veprimi i Komisionit janë shumë të ulëta. Të dhënat zyrtare e Anti- korrupsionit tregojnë që ka pasur vetëm gjashtë nisma të filluara për ndjekje penale, për pesë prej tyre, procedura është duke vijuar ndërsa një nismë është hedhur poshtë nga Prokuroria Themelore Publike.

Për procedurë kundërvajtëse, anti- korrupsioni ka ngritur pesë nisma, prej të cilave për dy ende zhvillohet procedura ndërsa për tre është realizuar pagesa e gjobës përkatëse.


Përveç këtyre lëndëve për korrupsion, vitin e kaluar Komisioni hapi 404 raste në të cilat dyshonte për konflikt interesi.

Nga këto, 339 janë me denoncim ose me kërkesë për mendim, nga të cilat 201 janë në procedurë, ndërsa 138 janë raste të mbyllura.

Rastet me vet iniciativë të Anti korrupsionit janë 65, nga të cilat 28 janë në procedurë, 37 janë mbyllur. Për më tepër, 16 nisma janë paraqitur për përcaktimin e përgjegjësisë të personit zyrtar dhe të gjitha janë në procedurë.

Për përgjegjësi penale të personit zyrtar antikorrupsioni ka ngritur dy nisma, njëra është në procedurë ndërsa rasti tjetër është shpallur si i vjetërsuar. Për numrin e vogël të lëndëve që kanë përfunduar dhe shumica që janë hedhur poshtë nga prokuroria, kryetarja e antikorrupsionit fajëson Prokurorinë e cila tha se ajo ende punon nën presion dhe me urdhra nga elita të caktuara. Nga Prokuroria i hodhi poshtë pretendimet e tilla – institucioni është i pavarur, dhe Prokuroria vepron ligjërisht dhe individualisht për çdo rast./alat/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
Kalo në kategori