LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, Aleanca për Shqiptarët insiston për Ministrinë e Shëndetësisë (Video)

Maqedoni, Aleanca për Shqiptarët insiston për Ministrinë e Shëndetësisë (Video)

Aleanca për Shqiptarët insiston që resorët ministrorë që u ndanë kur u formua koalicioni qeveritar, të mbesin të pa ndryshuara. Vullnet Ferati është emri që partia e Selës ia ka propozuar kryeministrit Zoran Zaev për ministër të shëndetësisë. Partia e Ziadin Selës nuk pret që të ketë riformatim të Qeverisë por vetëm plotësim të vendeve vakante. Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët, hedh poshtë zërat për ndërrimin e ministrisë së shëndetësisë me dy ministri tjera.

“Nuk ka pasur asnjë bisedë dhe shpresoj se nuk do të ketë asnjë bisedë për ndërrim të resorëve ministrorë. Aleanca për Shqiptarët ia ka dhënë emrin për ministrin e Shëndetësisë dhe ai është Vullnet Ferati, i cili do të zëvendëson Arben Taravarin. Tani presim që edhe BDI-ja të japë propozimin e vet për ministrinë pa resor dhe zëvendësministrin e arsimit”, deklaroi Elmi Aziri, Zyrtar i Aleancës për Shqiptarët.

Nga BDI-ja, të paktën publikisht, nuk shprehin interes për të drejtuar Ministrinë e Shëndetësisë ndërsa për zëvendësuesin e Arben Taravarit në këtë dikaster thonë se do të vendosin të gjithë partnerët e koalicionit. Socialdemokratët vazhdojnë të kalkulojnë në heshtje. Në pyetjen e Alsat-M, nëse do të ketë ndryshime në formacionin qeveritarë dhe se kush do të udhëheqë me Ministrinë e Shëndetësisë, nga LSDM u përgjigjën: “Ekzistojnë shumë opsione të tjera të hapura. Kur të përfundojnë konsultimet partiake, do t’ju njoftojmë për pozicionet dhe bartësit e ministrive.”


Liderët e partive të koalicionit, pas zgjedhjeve lokale, disa herë kishin premtuar takime për t’i dhënë një epilog çështjes së plotësimit të kabinetit qeveritar, por deri tani, opinioni është njoftuar vetëm për një takim mes Selës dhe Zaevit.

https://www.youtube.com/watch?v=PulbXzcN7Do

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori