LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: 47% e popullsisë mbi 18-vjeç janë vaksinuar me dozën e parë

Maqedoni: 47% e popullsisë mbi 18-vjeç janë vaksinuar me dozën e parë
Foto: Arkiv

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se procesi i vaksinimit zhvillohet pa ndërprerë dhe me temp të mirë në të gjithë shtetin. Nga MSH thonë se deri 26 shtator, me njërën dozë janë vaksinuar 46.9% e popullatës mbi 18-vjeç.

Ndërsa tek popullsia mbi 40 vjeç, përqindja e të vaksinuarve së paku me njërën dozë është 55%.

“Sipas të dhënave më të fundit, më shumë të vaksinuar me së paku një dozë ka në qytetet e Ohrit (63.9%), Kavadarit (64.3%), Gjevgjeli (61.4%) dhe Negotinë (65.1%). Midis 50-60% mbulimi i popullatës së vaksinuar me dozën e parë është në qytetet e Manastirit, Demir Hisar, Resnjë, Veles, Berovë, Pehçevë, Prilep, Krushevë, Valandovë, Shtip dhe Probishtip. Mbulimi mes 40-50% të qytetarëve të vaksinuar është në qytetet Kërçovë, Shën Nikollë, Koçan, Dellçevë, Kriva Palanka, Strugë, Makedonski Brod, Shkup dhe Tetovë. Midis 30-40%, pra më pak të vaksinuar janë aktualisht në Vinicë, Kumanovë, Kratovë, Dibër, Strumicë, Gostivar dhe Radovish”, thonë nga MSH.


Në fund shtojnë se vaksinimi zhvillohet në të gjitha pikat vaksinuese në vend, ku qytetarët mund të vaksinohen pa termin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori