LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, 28 raste të pedofilisë janë regjistruar vitin e kaluar

Maqedoni, 28 raste të pedofilisë janë regjistruar vitin e kaluar

Në vitin 2016, 28 pedofilë kanë kryer sulme seksuale mbi fëmijë informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Pesë prej tyre kanë prodhuar dhe shpërndarë material pornografik me fëmijë.

Policia informon se më shumë pedofilë janë regjistruar në Manastir edhe atë 6 vepra nga 6 kryerës. Pason Shkupi me 5 vepra nga 4 kryerës dhe Gjevgjelia me 3 vepra nga 3 kryerës. Më pas në listë figuron Radovishi, Koçani, Prilepi dhe Tetova.

Në Maqedoni nga vitit 2012 ekziston regjistër për evidentimin e personave – pedofilë. Duke kërkuar në internet, mund të merren më shumë të dhëna për njerëzit që i kanë keqtrajtuar fëmijët, me emër dhe mbiemër.


Gjithashtu ekziston edhe një regjistër për evidentimin e personave që janë dënuar me vendim të formës së prerë për veprat penale: keqpërdorim seksual të të miturve dhe pedofili. Ky regjistër koordinohet nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale ndërsa drejtohet nga institucioni publik Enti për veprimtari shoqërore. Kjo listë mundëson qasje në më shumë informacione për të gjithë të dënuarit për këto vepra penale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Kalo në kategori