Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se procesi për emërimin e Gafurr Dugollit si sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes është ndjekur sipas procedurave të rregullta, duke u bazuar në rezultatet e kandidatëve dhe jo në lidhjet familjare.
Gafurr Dugolli, vëllai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugollit, u emërua në këtë pozitë pasi përmbushi kriteret e kërkuara, sipas Maqedoncit.
Ministria ka shtuar se përzgjedhja është bërë duke u fokusuar në procesin e konkursit, jo në mbiemrat e kandidatëve.
“Unë besoj që do të vazhdonte njëjtë. Nuk ka qenë çështje e emrit e as mbiemrit. Edhe kur është përzgjedhur edhe kur është pyetur. Unë i shoh proceset nuk i shoh emrat. Normalist secili mund të jetë vëlla i dikujt. Dhe secili mund të jetë në një pozitë në institucione. Gafurri ka qenë pjese e TMK-së edhe Ministrisë së Mbrojtjes, nuk ka qenë e ndërlidhur asgjë me emrin e Enver Dugollit. Vlerësojë që nuk mund të ia mohoj vëllau, vëllaut aplikim apo konkurrojë në një pozitë”, ka thënë Maqedonci në Debat Plus.
Maqedonci ka treguar për hapat që ndërmori për të ruajtur ligjshmërinë e procesit, duke kërkuar pezullimin e emërimit derisa të sqarohej çështja e ankesave, por se nuk mori përgjigje nga Qeveria.
“Kam pranuar një raport (nga burimet njerëzore të MM) që ka sugjeruar që është një proces i rregull, që njëri nga kandidatët, më saktësisht sekretari Dugolli ka marrë piktë e mjaftueshme për të qenë sekretar i Përgjithshëm i MM. Më pas, më 18 shtator nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës, kam pranuar një njoftim, ku jam njoftuar se janë edhe dy ankesa në proces që nuk janë shqyrtuar. Dhe menjëherë kam marrë masa për të ruajtur ligjshmërinë e procesit. Dhe kam dërguar një kërkesë për anulimin e vendimit për emërimin e Gafurr Dugollit. Kam kërkuar shkarkimin duke iu referuar njoftimit që kam marr nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës. Më pas më datën 23 kemi pranuar një njoftim nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës, që dy ankesat kanë qenë të pasafatshme, pra i ka hedhur poshtë ankesat dhe si i tillë procesi ka vazhduar të mbete i tillë siç ka qenë”, ka shtuar Maqedonci. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MPJ-Maqedoni për ambasadorët e tërhequr: Akuza të pasakta që nuk korrespondojnë me situatën aktuale

GJKKO lehtëson masat e sigurisë disa pedagog të Universitetit Bujqësor, reagon Rama

Mickoski për rezolutat për Ukrainën: Vendet-anëtare të BE-së nuk kanë qëndrim të përbashkët, jemi në koordinim të plotë me SHBA-të

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?