Mateusz "⁠mantuu⁠" Wilczewsk është larguar përfundimisht nga ekipi OG dhe tani është i lirë që të eksplorojë për opsione të reja.

OG ka njoftuar se kontrata e Mateusz "⁠mantuu⁠" Wilczewski me organizatën ka skaduar, duke e bërë polakun një agjent të lirë me efekt të menjëhershëm pasi kaloi pothuajse gjashtë muaj në stolin e tyre.


Mantuu ishte pjesë e OG që nga hera e parë që organizata vendosi të krijoj një ekip të CS:GO.

OG nuk arriti të fitonte një titull të madh gjatë kohës sa mantuu ishte pjesë e tyre, trofeu i vetëm që e fituan ishte Spring Sweet Spring 2 në 2021.

Ata gjithashtu nuk arritën të kualifikoheshin si për PGL Major Stokholm ashtu edhe për PGL Major Antwerp, gjë që e detyroi ekipin në disa ndryshime.

Ndërkohë Mantuu i cili luan në rolin e snajperistit, nuk ka treguar nëse ndonjë ekip është shprehur i interesuar për shërbimet e tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app