LAJMI I FUNDIT:

Manipuluesit shtetërorë dhe humbësit socialë në Kosovë

"Mos ju qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të shikuarit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi…"!

1. Vetidentiteti si mekanizëm i njohjes së vetvetes sonë

Rëndom perceptimi ynë për imazhin e tjerëve për ne si individë, si qytetarë, por edhe si shoqëri e komunitet, apo grup shoqëror, është një temë interesante që në sociologjinë bashkëkohore amerikane (jo gjithaq edhe evropiane!) zë një vend të respektueshëm të eksplorimit social. Ky interesim kaq i madh për të eksploruar deri në detajet më të imëta, si sjelljet, stratifikimin, ashtu edhe mobilitetin dhe angazhimin e individit, pra qytetarit, ndoshta duhet kërkuar tek natyra e diversiteti racor, ai kulturor që Amerika është duke e kultivuar e besa edhe “importuar” butësisht me sukses të efektshëm dhe me një xhelozi të paparë tek civilizimet tjera në këta dy shekujt e fundit.


Në fakt, edhe doajeni i sociologjisë bashkëkohore, Anthony Giddens, është i mendimit që fenomeni i vetidentitetit është një fenomen që në kushtet dhe rrethanat bashkëkohore të procesit të globalizimit ka padyshim nevojë për një vetëdije njohëse për veten, pra interesimin për ta shquar veten e tij si individ, si qytetar, si grup shoqëror dhe së fundi edhe si komunitet në çfarëdo lloj shoqërie. Duket që interesimi për të identifikuar vetën në ish shoqëritë komuniste ishte një lloj luksi dhe privilegj i veçantë dhe i llojit të vetë. Shkaku është i thjesht: ndjenja kolektive ishte ideali të cilin duheshin ndjekur të gjithë shtresat periferike sociale, ndërkaq elitat udhëheqëse ishin ajo lokomotiva, apo ai shtrati i Prokrustit që gjykonte sistemimin dhe arritjet e pothuajse çdo individi, qytetari apo grupi në këto shoqëri me tipare komunitare.

Teoria amerikane që individin e vë në fokus të studimeve të reja, konsideron se gjykimi për personin mund të dallojë nga një kulturë në tjetrën, por kapaciteti për të përdorur përemrin vetor në kontekste të ndryshme është cilësi e pothuajse çdo kulture dhe civilizimi të sotëm.

2. Vetidentiteti kosovar si produkt i ikonografisë së "vëllazërim-bashkimit"

Tani nëse i adresohemi vetidentitetit tonë kosovar, ani pse ai akoma mund të konsiderohet në fazën embrionale, ka arritur për këto trembëdhjetë vite ndërtimit të demokracisë të shkurorëzohet me një elokuence të paparë gjerë me tani në historinë më të re të pavarësimeve postkomuniste. Ky fenomen dinamik që ndodhi dhe akoma po ndodhë ndër ne shqiptarët e Kosovës, me siguri sociologëve të mëvonshëm do t’ju shërbejë si një model tipik i ilustrimit të dukurisë së vetidentitetit specifik, si edhe ndërtimit të teorive të reja mbi këtë problematikë sociale. Me siguri që procesi i forcimit të vetidentitetit të ri që ka dilemat dhe dyshimet e veta të natyrshme në procesin e vetkërkimit – tani jo vetëm social por edhe kulturor, që për ne këtu është më i theksuari dhe më shumë prezent në jetën tonë të përditshme – do të mund të marrë trajta identike me vetidentitetin që është në ndërtim e sipër në Evropë. Sa dhe si, kjo çështje tani për tani është vetëm për t’u diskutuar, ngaqë shumë faktorë munden të vonojnë apo përshpejtojnë procesin në fjalë.

Por, kjo tezë e imja ka të bëj vetëm me rrafshin individual, pra atë qytetar e jo edhe atë kulturor. Ngaqë, rrafshi kulturorë në një faze të ndërgjegjësimit të pritur do të arrijë të imponojë shumë tipare dhe cilësi tjera të fjetura dhe akoma në pritje të identitetit tonë si shqiptar. E themi kështu edhe për një arsye të thjesht, se procesi i amalgimit me të tjerët – ashtu siç ndodhi gjatë gjithë historisë së qenësimit tonë – prodhoi produkte të panjohura si mundësi dhe si nevoja ekzistenciale, vetëm e vetëm që të mbijetonin vetitë dhe cilësimet autoktone kolektive. Pra, ishte një sakrificë e logjikshme dhe e paramenduar e njerëzve të mençur për ta ndjerë ne sot ,në shekullin XXI, si shqiptarë.

3. Vetëkontrolli si një “polic i brendshëm” social

Kategoria tjetër sociologjike që nëse gjurmohet me një kureshtje të sofistikuar sociologjike dhe me një sens të modifikuar jo paranoik, por para se gjithash sens për të "zbuluar" të vërtetën e ndodhur mbi vetveten tonë sociale dhe padyshim edhe atë kulturore (të pasluftës), e që në ndërkohë nuk kërkon ndonjë angazhim apo ndonjë invencion të duhur sociologjik, është padyshim ai i vetëkontrollit. Një mekanizëm ky që gjithashtu ka një meritë të pa diskutueshme në ruajtjen dhe konservimin e shumë tipareve cilësuese për veten tonë kolektive. Se kjo përvojë e konservimit të veçantisë së vetëkontrollit – apo thënë në gjuhën popullorçe urtësisë sonë për të gjykuar drejtë dhe pa emocione, si ngjarjet, ndodhitë po edhe proceset delikate dhe gjithë përvojën e të menduarit social e kulturor të kësaj periudhe – ka ekzistuar dhe ka lozur një rol tejet të rëndësishëm në jetën tonë.

Ndryshe, ne si shoqëri as që do t’i përngjanim vetvetes. E themi kështu edhe për një arsye të thjeshtë, se përmes kësaj mënyre apo qasjeje të ekuilibruar në gjykimin e proceseve të ndjeshme nëpër të cilat patëm rast të kalojmë si shoqëri e re, ne në fakt po ia mundësojmë vetës sonë të rinisim një proces tjetër të ri të konsolidimit të institucioneve demokratike. Tani, nëse procesi i vetëkontrollit, cilësohet si një lloj “polici i brendshëm" që vazhdimisht gjurmon dhe njëkohësisht detekton si të metat ashtu edhe përparësitë e identifikimit tonë me vlerat e reja që e kanë vërshuar si sferën sociale për të cilat në e kemi këtu fjalën, ashtu edhe atë morale – e sidomos atë politike e kulturore – atëherë, padyshim që ne si shoqëri dhe si individë s’jemi aq të vetëdijshëm dhe të përgatitur të kuptojmë leverdinë që mund të pasojë nga kjo mënyrë apo ky mekanizëm mbrojtës nga sjelljet deviante.

Duket që në rastin e shoqërisë sonë, që është akoma në deliriumin e vetëkënaqësisë me identifikimin e çdo gjeje që vjen nga katër anët e botës, do të mund të shërbente mekanizmi i vetëkontrollit, si një mburojë apo një mjet tejet efikas edhe nga kontrolluesit e jashtëm. Pra, vetëkontrolli, kur supozohet në rrafshin komunitar gjithsesi del si një mekanizëm i mbajtjes së bilancit të brendshëm, apo atij kohezionit që e ushqen një shoqëri të shëndoshë demokratike që për synim ka përgjegjësinë, llogaridhënien dhe transparencës. Ndryshe, ai shumë lehtë mund të anatemohet nga militantët apo përfituesit e shtetit qe e shesin si demokratik, të pavarur dhe çka është me interesant – si mbrojtës nga fenomenet negative! Duket që në rastin e Kosovës është duke ndodhur një dukuri e tillë e krijimit të një elite njerëzish që në emër të ndërtimit e mbindërtimit të shtetit të Kosovës po përdorin këtë strategji të sulmit ndaj të gjithë atyre që nuk mendojnë njëjtë apo absolutisht njëjtë si ata vet!

Në këtë proces të " shkëmbimit" të akuzave dhe kundër-akuzave midis shtetit të keqkuptuar dhe të keqinterpretuar nga ata që pos leverdisë materiale dhe një ambicie morbide për të hyrë në histori, dhe komunitetit – pra qytetareve të gjallë të Kosovës që për çdo dite ballafaqohen edhe me kafshatën e gojës – fitues gjithnjë po del shteti dhe aparatçikët e tij.

4. Ja pse s’ka puro të djathtë dhe të majtë në Kosovë

A e dini pse? Shumë thjeshtë, ata janë bërë altoparlantë – jo të interesave të qytetarisë kosovare, por altoparlant të interesave të veta të ngushta personale (pagat e majme, mëditje, harxhimet pa kontroll dhe mbikëqyrje të duhur ligjore); atyre te ngushta klanore (tenderët e majmë, blerja e pronave të shtetit); dhe tani se fundi edhe atyre grupore (menaxhimi i padenjë me resurset njerëzore të vendit), sepse ndryshe as që mund të mbijetojnë dhe të ushtrojnë monopolin mbi qytetarët e fjetur dhe të manipuluar tmerrësisht përmes premtimeve në media elektronike dhe ato të shkruara.

Realisht, ky kishte me qenë edhe një ndër shpjegimet sociologjike për mungesën e kauzave ideologjike për të djathtën dhe të majtën apo mesin ideologjik të gjitha partive politike aktuale që gjenden në skenën politike kosovare në gjitha këto vitet e pasluftës. Por, kësaj kur t’i shtojmë edhe ndihmën në improvizim të gjendjes për gjoja një demokraci të re e tipike perëndimore, që është udhëhequr pa rezerva edhe nga ndihmëtarët e jashtëm, si UNMIK, EULEX e dreq të mallkuar – që synim të vetëm kishin dhe akoma kanë vetëm demonstrimet mediatike në mënyrë që të arrijnë efektet e arsyetimit të pagave të tyre që marrin nga qendrat e tyre në Bruksel – atëherë është shumë e qartë dhe tejet e kuptueshme ajo çfarë jam duke munduar të them lidhur me mundësinë, rëndësinë dhe nevojën e krijimit të mekanizmit të vetëkontrollit social (mekanizëm i cili de facto dhe de jure do të vinte balancën e shumëkërkuar dhe të shumë pritur nga qytetarët e shtetit të Kosovës).

5. Të largohen servilët, poltronistët dhe konformistët nga institucionet e shtetit të Kosovës

Duhet cekur edhe këtë fakt se mekanizmi i vetëkontrollit kur konsistohet në rrafshin e qytetarisë, pra një komuniteti të organizuar mirë dhe tejet të vetëdijshëm në kërkesat e veta sublime dhe synimet afatgjata, mund të bëhet një armë shumë e fuqishme në largimin – apo të paktën margjinalizimin – e servilëve, poltronistëve dhe konformistëve nga të ushtruarit e rolit të “avokatit” të shtet(sisë)it të Kosovës… Por, ky projekt vetëdijesues për rolin e vetvetes sonë të gjendur në këtë vorbull dhe kaos të shfrenuar, e që është duke ndodhur në pothuajse të gjitha sferat e jetës sonë shoqërore, sociologjikisht ka nevojë për promovimin e një gjenerate të re liderësh, e cila nuk do të vuante më nga hipotekat dhe ngarkesat e imitimit me të tjerët, por që do të provojë të gjykojë me vlerat dhe kutet e veta të margjinalizuara nga polronistët dhe servilët e shtetit të tanishëm (që nga paslufta e këndej).

Kësaj kur t’i shtohen edhe amalgimi me vlerat e njëmendta që në botën e civilizuar demokratike perëndimore kanë dëshmuar qëndrueshmërinë e vet sociale e kulturore, atëherë mund të themi se jemi në binarë të shëndosh të ndërtimit të një shoqërie me cilësi demokratike. Këtu, ne s’kemi nevojë të zbulojmë ujët e nxehtë, ngaqë këtë e kanë bërë të tjerët para nesh! Ajo çka ne duhet të bëjmë si qytetarë ka të bëjë me riorganizimin tonë dhe rimëkëmbjen që duhet të ndodhë në sferën morale, një sferë kjo që në shoqërinë kosovare gjatë gjithë periudhës së pasluftës është lënë në periferi të angazhimeve tona sociale e kulturore.

Kujtoni vetëm për një çast hajninë e paskrupullt të votave të qytetarëve, milionerët e pasluftës që mbinë si kërpudhat(!?), që blenë djersën e disa gjeneratave të mëparshme për një copë bukë(?!), skllavërinë sociale e ekonomike të njerëzve që sakrifikua çdo gjë për këtë vend dhe këtë shtet e që tani po e menaxhojnë në emër të një “patriotizmi qytetar”(!?). Përkujtoni për çdo ditë lajmet ku në faqe të para mediokriteti promovohet si vlerë, rrenacaku si njeri më i respektueshëm, krimi i organizuar si diçka e rëndomtë, korrupsioni si nevojë dhe detyrim, mashtrimi si sukses, liria si mjet i robërisë suaj të re, dhe… ju do vini në një gjykim logjik se çfarë duhet ndryshuar në këtë vend…?

Në trend

Më shumë

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Kosovë e Adem Jasharit ta puthsha plagën" - Jozi del me një video dhe reagon pas kritikave: Ndjej detyrim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit

Magazina
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten

Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten

Evropa
Kalo në kategori