Jose Mourinho është duke kërkuar që t’ia shkëpusë Milanit, kapitenin Leonardo Bonucci.

Sipas Tuttosport, trajneri Jose Mourinho e ka për zemër Bonuccin që e sheh si ideal për vijën e fundit të mbrojtjes.


Mbrojtësi këtë muaj mbush 31 vjet dhe ka kaluar një vit të vështirë të Juventusi, pasi kishte presion të prej kur u zgjodh kapiten.

GettyImages 949693346 Leonardo Bonucci me fanellën e AC Milanit . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Nëse ai e mendon largimin, Milani do të kërkojë të përfitojë, pasi para një viti pagoi 42 milionë euro për ta marr nga Juventusi.

Në atë kohë lojtari e kërkoi largimin nga Juve, shkaku i mosmarrëveshjeve me Max Allegrin, ndërsa ka qenë i lidhur edhe me klube si Chelsea dhe Real Madrid.

GettyImages 954670698 Bonucci drejty Ligës Premier . (Photo by Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images)

Por lojtari nuk deshi të largohej nga Italia, pasi djali i tij i vogël kishte probleme të mëdha me shëndetin.

Djali i tij është më mirë tani dhe Bonucci mund ta mendojë një kalim në Angli. /Telegrafi/

telegrafi sport app