Hugo Ekitike është njëri nga zbulimet e edicionit 2021/22 në elitën e futbollit francez Ligue 1.

Sulmuesi i talentuar ka shkëlqyer me fanellën e Stade Reims, duke shënuar e asistime.


19-vjeçari ka zënë një vend në formacionin bazë, duke shënuar 10 gola e duke assituar në tre të tjerë në 1250 minuta sa ka luajtur në 23 takime në Ligue 1.

Hugo Ekitike scaled 1

Duke parë formën fantastike që ka treguar tinejxheri francez, skuadra të ndryshme janë vënë pas tij.

Trajneri i ri i Manchester United, Erik Ten Hag ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e yllit të talentuar francez, që nga mediat e këtij shteti konsiderohet si Thierry Henry i ri.

Ekitike

Reims është gati ta lejoj yllin e skuadrës të largohet nëse paguhet një shumë prej 50 milionë eurove.

Në garë për lojtarin janë edhe skuadra të tjera angleze si Newcastle United e Arsenali, derisa në Francë, Ekitike pëlqehet nga Monaco dhe PSG. /Telegrafi/

telegrafi sport app