Manchester United fiton me rezultat bindës përballë Crystal Palaces në Carabao Cup

Mnchester United ka kaluar në rrethin tjetër të Carabo Cupe, pasi fitoi 3-0 ndaj Crystal Palaces.
Pas 21 minutash lojë, Djajtë e Kuq kaluan në epërsi me golin e Alejdanro Garnachos.
Vetëm shtatë minuta kaluan nga goli i parë, dhe Man United shënoi edhe të dytin, tani përmes Casemiros që u asistua nga Mason Mount.
Me këto dy gola përfundoi edhe pjesa e parë, derisa në të dytën u shënua vetëm një.
Ishte Anthony Martial, ai që vulosi fitoren e Manchester United me golin e realizuar në minutën e 55-të, ndërsa Casemiro ishte asistuesi.
Manchester United pritet të mësojë emrin e kundërshtarit me të përfunduar ky rreth. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































