LAJMI I FUNDIT:

Manchester United dhe Evertoni i ndajnë pikët – Djajtë e Kuq ishin me fat që nuk pësuan në shtëpi

Manchester United dhe Evertoni i ndajnë pikët – Djajtë e Kuq ishin me fat që nuk pësuan në shtëpi

Manchester United dhe Evertoni i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së shtatë në Ligën Premier, pasi barazuan 1-1.

Djajtë e Kuq e filluan mjaftë mirë takimin, duke sulmuar qysh nga minuta e parë, mirëpo momenti kryesor për ta erdhi në fund të pjesës së parë.

Ishte minuta e 43-të, kur Bruno Fernandes asistoi te Anthony Martial, për të shënuar për 1-0, me kaq edhe mbaroi pjesa e parë.


Në 45 minutat e dytë, Evertoni startoi më mirë, duke arritur kështu që t’i barazonte shifrat në 1-1.

Ishte Andros Townsend (65′) që pranoi një asistim nga Abdoulaye Doucoure, për ta barazuar rezultatin.

Mysafirët tundën më pas rrjetën e Djajve të Kuq në minutën e 85-të me anë të Yerry Minas, por ajo u anulua për pozitë jashtë loje.

Pas javës së shtatë Manchester United ka 14 pikë, aq sa ka edhe Evertoni, derisa në xhiron e tetë do të kenë punë me Leicesterin. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Kalo në kategori