LAJMI I FUNDIT:

Manchester City shkruan historinë, kampion për herë të katërt me radhë

Manchester City shkruan historinë, kampion për herë të katërt me radhë

Manchester City ka shënuar fitore ndaj West Ham me rezultat 3-1 në ndeshjen e javës së fundit të Ligës Premier për tu shpallur kampion i Anglisë për herë të katërt me radhë.

Qytetarët duke e ditur rëndësinë e takimit, nga minuta e parë filluan me sulme të shpejta drejt portës së west Ham.

Në minutën e dytë erdhi goli, kur Phil Foden me një gjuajtje të bukur nga distanca shënoi për 1-0.


Jeremy Doku dhe Rodri tentuan të shënonin nga pozicione të favorshme, por që nuk ia arritën.

Por nuk vonoi shumë dhe erdhi goli i dytë, kur sërish Foden me një gjuajtje të saktë nga brenda zonës shënoi për 2-0.

Para se të mbyllej pjesa e parë, në skenë doli Mohammed Kudus që me një gjuajtje të bukur me gërshërë shënoi për 2-1.

Një gol që shqetësoi paksa qytetarët, pasi që epërsia e tyre u ngushtua.

Pjesa e dytë nisi me kontrollin e plotë të Man Cityt, që nuk vuan shumë dhe arritën të shënon edhe golin e tretë në ndeshje.

Rodri në minutën e 58-të me një gjuajtje të saktë nga brenda zonës shënoi për 3-1.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe qytetarët festuan titullin e tyre të katërt me radhë, apo të gjashtin në shtatë vitet e fundit, duke konfirmuar dominimin e frikshëm prej ardhjes së Pep Guardiolas.

Që prej sezonit 1992/1993 kur Liga Premier mban këtë emër, asnjë klub nuk ka arritur të fitojë titullin katër herë radhazi, ndërsa më së afërti ishte Man Utd kur e fitoi dy herë nga tri herë radhazi./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Boks
Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Boks
Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Boks
Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

La Liga
Vjen vendimi i Juventusit për Thiago Mottan - flet drejtori i klubit

Vjen vendimi i Juventusit për Thiago Mottan - flet drejtori i klubit

Serie A
E ardhmja e tre yjeve të Liverpoolit: Dy po qëndrojnë, një po largohet

E ardhmja e tre yjeve të Liverpoolit: Dy po qëndrojnë, një po largohet

Premier League
Kalo në kategori