Manchester City nuk ndalet as pas ndëshkimit nga UEFA, merr fitore bindëse ndaj West Hamit

Manchester City e ka mposhtur West Ham Unitedin me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 26-të në Ligën Premier.
Citizens e filluan mjaftë mirë ndeshjen, duke kaluar në epërsi me anë të Rodrit në minutën e 30-të, e që u shërbye mjaftë mirë nga Kevin de Bruyne.
Pjesa e parë përfundoi me vetëm këtë gol të shënuar, derisa në të dytën u shënuan po ashtu një.

Mesfushori belg më pas ndryshoi rolin nga një asistues në një golashënues, duke shënuar në minutën e 62-të me një asistim të Bernardo Silvas.
City kishte disa shanse të mira deri në fund që ta thellonte epërsinë, mirëpo nuk arritën t’i konkretizonin ato.
Pas javës së 26-të, Manchester City gjendet në pozitën e dytë me 54 pikë, ndërsa në xhiron e 27-të do të kenë punë me Leicesterin. /Telegrafi/
https://twitter.com/gifGoals_/status/1230234221484167168





















































