LAJMI I FUNDIT:

Manchester City nuk e dëshironte, te Bayern Munich ka mbetur në bankë – Nagelsmann flet për situatën e Cancelos

Manchester City nuk e dëshironte, te Bayern Munich ka mbetur në bankë – Nagelsmann flet për situatën e Cancelos

Trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann foli për Joao Cancelon, anësorin e djathtë i cili erdhi në huazim nga Manchester City në afatin e dimrit.

Portugezi dyshohet se ishte i pakënaqur që kroati Josip Stanisic zuri vendin e tij në 11-shen e parë, madje u shkrua se ai mund të kthehej në Man City pas një muaji.

“Tani e tutje ai do të ketë shansin të luajë nga fillimi. Ai gjithmonë ka reaguar mirë. Në një stërvitje ai nuk ishte aq i mirë, por më pas folëm hapur, gjë që ishte mirë për të. Ai është sërish i lumtur në fushë”.


“Mund të thuash se nuk ishte e lehtë për të. Kam pasur një lojtar të tillë në RB Leipzig – Angelino. Kur ai luante, ai ishte personi më i lumtur në botë. Mendova me vete: E shkëlqyeshme, mund të shkoj të peshkoj me të për dy orë edhe pse unë zakonisht nuk peshkoj”.

“Nëse ai luan, gjithçka është në rregull. Nëse ai nuk luan, gjithçka nuk është mirë”, ka thënë gjermani.

Nagelsmann flet për eliminimin e PSG-së, lavdëron paraqitjen e Josip Stanisic
Lexo po ashtu Nagelsmann flet për eliminimin e PSG-së, lavdëron paraqitjen e Josip Stanisic

Nagelsmann thotë se situata me Cancelo është e ngjashme. “Nëse ai luan, gjithçka është në rregull. Nëse ai nuk luan, gjithçka nuk është në rregull. Është normale, disa lojtarë e tolerojnë më mirë, ndërsa të tjerët e kanë më të vështirë të merren me këtë. Ne nuk folëm vetëm për futbollin. Jam shumë i sigurt se ajo që funksionoi shumë mirë në stërvitje, tani funksionon edhe në ndeshje”, ka thënë Nagelsmann për Cancelon.

Cancelo do të qëndrojë në Bayern deri në fund të sezonit, i cili më pas do të ketë opsionin për ta blerë atë. Sipas Transfermarkt, portugezi vlen 70 milionë euro.

Ai ishte një nga lojtarët kryesorë nën drejtimin e Pep Guardiolas te Man City, por minutat e tij ranë pas Kupës së Botës në Katar, kështu që ai kërkoi një huazim.

PSG u largua nga Liga e Kampionëve nga lojtarët që i “përzunë” nga klubi i tyre dhe atë falas
Lexo po ashtu PSG u largua nga Liga e Kampionëve nga lojtarët që i “përzunë” nga klubi i tyre dhe atë falas

“Joao po e trajton mirë situatën, nuk kam përshtypjen se është i pakënaqur. Arsyeja pse ai nuk luan është se Stanisic është pak më mbrojtës, dhe Joao gjithashtu nuk ka luajtur kurrë në pozicionin e mbrojtësit të djathtë me tre”, shpjegoi Nagelsmann javën e kaluar./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

La Liga
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Henry për Mbappen dhe Haalandin: Menduam se ishin pasuesit e Messit dhe Ronaldos

Ndërkombëtare
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Kalo në kategori