Manchester City ka fituar si mysafirë i Leicester vetëm pas penalltive pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll 1-1 në Carabao Cup, duke kaluar në gjysmëfinale.

Dhe pse mysafir dhe me disa lojtarë që ishin pushuar nga  Pep Guardiola, City filloi të sulmojë nga fillimi.


Ilkay Gundogan ishte i pari që rrezikoi në minutën e 15-të, por pa sukses.

Gjermani pas pak minutash asistoi për Bernardo Silvan, i cili arriti të shënojë për 1-0.

GettyImages 895620494 Bernardo Silva, ai që shënoi për Manchester Cityn/Getty Images)

Leicester pari rast të mirë në minutën e 34-të, kur Kelechi Iheanacho gjuajti bukur, por më bukur priti Claudio Bravo.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa pjesa e dytë edhe pse u prit të jetë më e zjarrtë, kjo nuk ndodhi deri në fund të ndeshjes.

GettyImages 895580728 Duel gjatë ndeshjes /Getty Images)

Të dy skuadrat kishin rastet e veta, por Leicester fitoi penallti në kohën shtesë.

Jemie Vardy ishte i saktë nga pika e bardhë duke e dërguar ndeshjen në vazhdime.

Pas dy pjesëve nga 15 minuta nuk kishte gola, dhe penalltitë vendosë fituesin. City nuk gaboi në asnjë penallti, ndërsa Leicester në dy.

Pas kësaj fitoreje, Manchester City kaloi në gjysmëfinale të kësaj gare. /Telegrafi/