Manchester City e ka mposhtur Sheffield Unitedin në kuadër të javës së 20-të në Ligën Premier.

Citizens fituan 2-0 në shtëpi ndaj rivalit të ligës, derisa pjesa e parë përfundoi pa gola në Etihad Stadium.


Në të dytën, Sergio Aguero e shënoi golin e parë të takimit në minutën e 52-të nga një asistim i Kevin de Bruyne.

GettyImages 1196534541 Manchester City vs Sheffield United (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Më pas mesfushori belg (82’) ndryshoi rol, nga një asistues në golashënues, e që u shërbye mjaftë mira nga Ryiad Mahrez.

GettyImages 1196538190 Manchester City vs Sheffield United (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

City kishte edhe disa shanse të mira deri në fund për ta thelluar epërsinë, mirëpo nuk arritën t’i konkretizonin ato.

Pas javës së 20-të, skuadra e Pep Guardiolas gjendet në pozitën e tretë me 41 pikë, ndërsa në xhiron e 21-të do të takohet me Evertonin. /Telegrafi/