LAJMI I FUNDIT:

Manchester City – Chelsea, formacionet zyrtare

Manchester City – Chelsea, formacionet zyrtare

Manchester City dhe Chelsea do të përballen sot (e shtunë) me fillim nga ora 18:30 në kuadër të xhiros së 25-të në elitën e futbollit anglez.

“Qytetarët” hyjnë në këtë takim pas fitores me rezultat 2-0 në xhiron e fundit në Ligën Premier ndaj Evertonit, ku do të synojnë që të vazhdojnë me serinë perfekte të rezultateve.

Chelsea në anën tjetër, do të synojë të krijojë vazhdimësi pasi së fundmi kanë arritur dy fitore radhazi në të gjitha garat.


Guardiola ka vendosur që sulmin t’ia besojë Erling Haalandit, ndërsa Pochettino në krye të fazës ofanzive e ka nisur me Nicolas Jackson.

Ndeshja e fundit në Ligën Premier mes këtyre dy skuadrave kishte përfunduar me rezultat 4-4, ndeshje kjo e cila është luajtur në “Stamford Bridge”.

Formacionet zyrtare:

Manchester City: Ederson, Walker, Dias, Ake, Akanji, Rodri, Foden, De Bruyne, Alvarez, Doku, Haaland.

Chelsea: Petrovic, Chilwell, Colwill, Disasi, Gusto, Fernandez, Caicedo, Sterling, Gallagher, Palmer, Jackson./Telegrafi/