Manchester City është rikthyer te fitoret në Ligën Premier.

Skuadra e udhëhequr nga Pep Guardiola ka triumfuar para adhuruesve të vet me rezultat 3-1 përballë Evertonit.


Me fitoren ndaj Evertonit, City është rikthyer edhe në pozitën e parë në tabelë me dy pikë më shumë se Liverpooli që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Gabriel Jesus realizoi dy gola ndërsa Raheem Sterling një tjetër në triumfin e Citizens.

Ishte pikërisht sulmuesi brazilian Gabriel Jesus që morri notën më të lartë në këtë takim.

Me paraqitje të mirë u dallua edhe Leroy Sane që pati dy asistime si dhe Fernandinho e Laporte.

Nota më e ulët tek mysafirët shkoi për kapitenin Coleman që nuk ishte në ditën e tij më të mirë. /Telegrafi/

Screenshot 2 16

Screenshot 3 11

telegrafi sport app