LAJMI I FUNDIT:

Mançevski: Referendumi i suksesshëm është mundësia e vetme për Maqedoninë evropiane

Mançevski: Referendumi i suksesshëm është mundësia e vetme për Maqedoninë evropiane

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski sot realizoi takim në Radovish realizoi takim me qytetarët dhe kryetarin e komunës së Radovishit.

Mançevski në debatin në fushatën për referendumin “Dil për Maqedoninë Evropiane” foli për përfitimet çka sjell anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO.

“Jam i sigurt se të gjithë ju besoni dhe e dini se mundësia e vetme për fëmijët tanë është që të rriten në Maqedoninë evropiane është që referendumi i caktuar më 30 shtator të jetë i suksesshëm. Mjaft ishte pasiguria dhe izolimi i të rinjve në Radovish, të rinjtë në Podraesh meritojnë kushte të barabarta për arsim, punë dhe zhvillim personal, si bashkëmoshatarët e tyre në Evropë. Kjo bëhet e mundur vetëm nëse bëhemi anëtare e plotë e NATO-s dhe BE-së”, tha Mançevski. /Telegrafi/