Mançevski: Dokumentet në letër së shpejti do të shkojnë në histori (Video)

“Dokumentet në letër së shpejti do të mund të zëvendësohen me elektronike, të cilat do të merren vetëm me disa klikime. Secili qytetar do të mundet në mënyrë elektronike të marrë dokumente ligjore valide nga shtëpia e tij apo çdo kund ku ndodhet, të cilat do të parashtrohen në postë elektronike dhe do të jenë me vlerë dhe validitet të njëjtë si ato të marra në sportel dhe në letër. Për ata qytetarë që nuk do të mund të kërkojnë shërbime me anë të rrugës elektronike do të ekzistojë edhe opsioni i vjetër që t’i marrin përmes zyrave për një pikë të shërbimeve edhe në sportelet e tjera të institucioneve të cilat ofrojnë shërbime”.
Këtë e deklaroi sot ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, në konferencë për shtyp, ku shtoi se kjo mundësohet nga miratimi i tre ligjeve të reja nga ana e Qeverisë – ligji për regjistër qendror të popullatës, ligji për menaxhim elektronik dhe shërbime elektronike dhe ligji për dokumente elektronike, identifikim elektronik dhe shërbime të besueshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Bazë e këtij procesi është ligji i ri për regjistër qendror të popullatës me të cilin parashihet vendosja e regjistrit qendror të popullatës si bazë e vetme dhe në kohë reale e azhurnuar e të dhënave për qytetarët”, tha Mançevski dhe shtoi se të dhënat në këtë regjistër do të merren me bashkimin e të dhënave nga MPB, Drejtoria për udhëheqje të librave amë dhe Regjistrit qendror.
Ai tha se për momentin po instalohen hardueri dhe softueri, të nevojshëm për funksionim të papengueshëm të regjistrit.
“Me ligjin për menaxhim elektronik dhe shërbime elektronike sigurohet dhënie efikase e shërbimeve me anë elektronike në bazë të standardeve dhe procedurave të përcaktuara. Me të vendoset katalogu i shërbimeve dhe portali i ri nacional për shërbime elektronike. Katalogu do t’i përmbajë të gjitha informatat e nevojshme për të gjitha shërbimet që i ofron sektori publik, ndërsa përmes portalit qytetarët do të mund të marrin numër të shtuar të shërbimeve me anë të rrugës elektronike”, tha Mançevski./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker