LAJMI I FUNDIT:

Manastiri kujton Kongresin

Manastiri kujton Kongresin

Në Maqedoni fillojnë të premten aktivitetet për të shënuar 100 vjetorin e Kongresit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir.

Organizatorët thonë se në qytetin e Manastirit gjatë javës së ardhshme pritet të mbërrijnë ashtu si mbërritën para 100 vjetësh 150 delegatët e Kongresit nga e të gjitha trohjet shqiptare, gjuhëtarë e historianë të shqipes nga gjithë bota.

Por janë ftuar të marrin të marrin pjesë dhe pasardhësit e atyre që një shekull më parë, drejtuan e kurorëzuan me sukses përpjekjet për krijimin e një alfabeti unik të shqipes.

Pritet që në qytet të udhëtojnë pjesëtarë të familjes Qiriazi, të Gjergj Fishtës, Ndre Mjedes, Feim bej Zavalanit si dhe trashëgimtarë të patriotëve të tjerë shqiptarë.


Shkronja guri

Është bërë e ditur se Korça do t’i dhurojë Manastirit 36 shkronja të alfabetit shqip të gdhendura në gur.

Mysafirët në Manastir do të priten me traditën e vjetër shqiptare: bukë, kripë e zemër.

Manifestime përkujtimore gjatë një jave, do të mbahen dhe në Shkup e Tetovë.

Organizatori i këtij manifestimi është qeveria e Maqedonisë.

Përveç, akademikëve, historianëve dhe gjuhëtarëve shqiptarë, pritet që në pjesën përmbyllëse të aktiviteteve përkujtimore, të marrin pjesë autoritetet më të larta shtetërore dhe qeveritare të Maqedonisë, por edhe Shqipërisë e Kosovës. /bbc/