Përpos që ka marrë nën zotërim dhjetëra hektarë tokë të ish-ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”, përreth oborrit e zonës, Manastiri i Deçanit zyrtarisht është bërë pronar i ri edhe i tokave në pjesën përpara Komunës së Deçanit, në qendër të qytetit, saktësisht skaj shtatores së heroit Sali Çekaj.
Sipas dokumentit, 234,563² metra tokë i kanë kaluar në pronësi Manastirit. Manastiri i Deçanit sipas këtij dokumenti po del të jetë pronari i tri parcelave në qendër të Deçanit. Janë 722 m², apo 7 ari tokë.
Shifrat e njësisë kadastrale në vendimin e Agjencisë Kadastrale përputhen dhe janë lehtë të verifikueshme përmes platformës shtetërore “Geportal”.
Parcela me numër 01105-0, i ka 481 m² tokë ndërtimore, parcela e dytë 220 m², dhe parcela më e vogël po ashtu tokë ndërtimore, 21 m².
Për tokat që i posedon Manastiri i Deçanit me lokacion rreth 20 metra larg Komunës, nuk deshi të prononcohet kryetari, Bashkim Ramosaj.
Në anën tjetër, përkundër që vendimi mbanë datën 13 mars 2024, historianët nga Deçani pretendojnë se për 7 ari tokë para Komunës ka një ujdi ku Manastiri i Deçanit kishte hequr dorë nga këto prona.
“Në vitin 2009 ujdia e dytë që është bërë nga UNMIK-u përfaqësuar nga Erns Qok dhe Sava Janjiqi me një avokat të tij përfaqësues të Manastirit të Deçanit e bëjnë një ujdi mbi faljen që faktikisht e legjitimojnë faljen apo dhurimin që iu është bërë në vitin 1997 nga Serbia e Milosheviqit. Tash Sava Janjiqi prej vullnetit të mirë se ai është zemër, edhe ai kinse heqë dorë prej ngastrave, kjo i bie po ta marr tokën krejt tokën e po ta fali oborrin”, ka deklaruar Adem Lushaj, historian, për RTV Dukagjini.
Këtë që e thotë Lushaj është e përfshirë edhe në vendimin i Gjykatës Kushtetuese në vitin 2016, si përmbledhje e shkurtër e fakteve.
Aty thuhet se parashtruesi, Manastiri i Deçanit në shenjë të vullnetit të mirë, ia dha si dhuratë Komunës së Deçanit dy ngastrat e pronës së paluajtshme të cilat gjenden në qendër të këtij qyteti.
“32. Me 19 maj 2009, ne seancën e mbajtur në të dy rastet, SCC-09-0226 dhe SCC08-0227, në prani të trupit gjykues, AKM-ja (e përfaqësuar nga Zyra për çështje Ligjore e UNMIK-ut) dhe parashtruesi nënshkruan një ujdi sipas së cilës paditësi (AKM) i njeh të paditurit (parashtruesit) pronësinë mbi ngastrat në fjalë në kontestin ndërmjet “Iliria”-s dhe ‘APIKO’-s, ndërsa i padituri (parashtruesi), në shenjë të vullnetit të mire, ia dha si dhuratë Komunës së Deçanit dy ngastrat e pronës së paluajtshme të cilat gjenden në qendër të Deçanit”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese në vitin 2016.
Manastiri i Deçanit në një përgjigje zyrtare për Dukagjinin ka konfirmuar se ata nuk kanë në pronësi tokën në qendër të qytetit të Deçanit.
“Ju falënderoj për mesazhin tuaj. Ju informojmë se manastiri ynë nuk i ka në listën e tij pronësore këto tri parcela në qendër të qytetit të Deçanit. Siç e përmendët në emailin tuaj, kjo çështje është zgjidhur gjatë procesit gjyqësor”, thuhet në përgjigjen e Manastirit të Deçanit.
RTV Dukagjini nga burime të ndryshme ka kuptuar se tashmë Agjencia Kadastrale 7 ari tokë në qendër të qytetit, ia ka kaluar me një vendim të veçantë në pronësi Komunës së Deçanit. Për këtë çështje gjatë gjithë ditës kemi pritur përgjigje nga Manastiri i Deçanit, por të njëjtit kanë heshtur.
Televizioni Dukagjini ka tentuar të marrë një qëndrim edhe nga Agjencia Kadastrale, por as këta nuk janë përgjigjur.
Pronësinë e këtyre tokave Manastiri e ka kërkuar moti kohë, këtë e konfirmon kryetari i parë i Deçanit pas luftës.
“Ajo pronë për të cilën flitet që ka qenë hotel “Turisti”, flitet se gjoja ia kanë qitë mbi Manastirin, ajo përpara ka qenë pronë private, herë ka kalu në pronë private herë në pronë shoqërore më vonë është ndërtuar hoteli në pronë shoqërore, ai hotel nuk ka qenë kurrë pronë e Manastirit, por ka qenë herë private herë shoqërore, në fund pronë shoqërore pjesë e hotelit Iliria”, ka deklaruar Mehmet Bojkaj, ish-kryetar i Deçanit.
Bojkaj që ka qenë kryetar në vitet 2001-2002 thotë se përfaqësuesit e Manastirit në biseda private i thoshin se këto toka i kanë marrë në pronësi me një vendim të vitit 1997, në kohën e Slobodan Milosheviqit.
Bazuar në këtë vendim, Gjykata Kushtetuese Manastirit të Deçanit ia ka njohur të drejtën e pronës për 23 parcela, gjithsej 24 hektarë tokë. Ky vendim është zbatuar 8 vjet më vonë, vetëm me kërkesë të Qeverisë në krye të së cilës qëndron kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti./Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët