Edhe pse fabrika e prodhimit të ujit mineral është mu në qendër të fshatit, hapësira e cila u takon banorëve të fshatit, në të nuk ka punësuar asnjë shqiptarë, edhe pse të gjithë janë të papunë!
Edhe burimet, edhe fabrika për eksploatimin dhe përpunimin e ujit mineral “Pelisterka” i njohur në tregun të vendit dhe jashtë tij, gjendet mu në qendër të fshatit shqiptarë Mexhitli, fshat ky vetëm pesëqind metra larg kufirit dhe pikë-kalimit kufitar me Greqinë fqinje, shkruan gazeta KOHA. Eksploatimi i kësaj pasurie natyrore ka filluar diku në vitet e largëta të gjashtëdhjeta, fillimisht me teknologji primitive, pastaj me teknologji moderne.
Falë cilësisë së lartë, uji i këtyre burimeve pushtoi tregjet në vend, por dhe jashtë vendit. Fabrika punon 24 orë në ditë pandërprerë, proces ky që ka imponuar edhe numër të dukshëm të të punësuarve e që arrin diku rreth pesëdhjetë. Dikur në këtë kapacitet industrial kanë punuar edhe shqiptarë nga fshati Mexhitli, të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ruajtjen e kapacitetit gjatë turbullirave që ndodhën në kohën e privatizimit të pronës shoqërore.
Të tre rojtarët ishin shqiptarë të fshatit. Kishte edhe të punësuar të tjerë drejtpërdrejtë në prodhimtari. Pas privatizimit, në vend të falënderimit për ruajtjen e fabrikës nga shkatërrimi total nga palët pretenduese për të marrë në pronësi, pronarët e rinj, në befasi të të gjithëve, ata përjashtohen nga puna, duke mbetur pa kurrfarë perspektive, që edhe ishte shkaku i vërtetë që shqiptarët e Mexhitlisë tçi nënshtrohen migrimit për në Australinë e largët. Pas ngjarjeve të 81-shit fillon përbuzja dhe ndjekja e shqiptarëve.
“Pas ngjarjeve të Kosovës më 1981, autoritetet filluan të na shikojnë me sy të bishave të egra”, thotë për KOHA Skënder Xhemaili, dikur edhe ai i burgosur dhe i dënuar me katër vjet e gjysme burgim për nacionalizëm dhe separatizëm shqiptarë, për të vazhduar pastaj rrëfimin: ”Ishte qartë se për ne këtu s’ka as rehati, e as jetë të qetë e të ndershme. Mund të paramendoni absurdin sllavë: në mesë të fshatit ndodhet fabrika, kurse s’ka asnjë shqiptarë të punësuar, si i thonë kësaj pune me fjalorin politikë? Kësaj i thonë thyeni qafën se s’ka vend për ju këtu, përgjigjet Skënderi.
Të këtij mendimi janë edhe ato pak burra të mbetur në fshat, të cilët të revoltuar thellë nga gjithë ajo ç’po ndodh me shqiptarët, jo vetëm të Mexhitlisë, por edhe të fshatrave tjera, ata nuk shfaqin Revoltë të madhe ndaj sllavëve ,nga se, siç thonë ata, më të revoltuar janë me veprimet e politikanëve shqiptarë, të cilët për përmirësimin të pozitës së shqiptarëve të Manastirit, nuk kanë luajtur as me gishtin të vogël, kurse para zgjedhjeve premtojnë se, nëpër rrugët do të rrjedh mjaltë. ”Është mashtrim i madh t’u besohet fjalëve, premtimeve të “lypësve” të votave. Është më mirë të mos na vizitojnë”, shprehet Skënderi.
Ç’është më e keqja, shteti, Kombinati bujqësor “Pellagonija” me kohë ua ka uzurpuar edhe kullotat e fshatit, të mbetura prej atyre që janë shpërngulur për në Turqi. Edhe pse në disa raste kanë kërkuar drejtësinë edhe në institucionet e drejtësisë, kurrë nuk është pranuar e as që është zgjedhur kjo kërkesë, që dukshëm ndikon në kufizimin e blegtorisë që ka mbetur burimi i vetëm simbolik për sigurimin e ekzistencë. Të gjithë parashtrojnë pyetjen: Kur do fillojë drejtësia të funksionojë edhe për shqiptarët e diskriminuar skajshmërisht?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Këshilli i Prokurorëve Publikë: Me shpalljen e djeshme të Këshillit Gjyqësor nuk respektohen projeksionet për gjeneratën e 8-të të Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publik

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Rritje e lartë e përdorimit dhe prodhimit të drogës në Kosovë

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët