Sulmuesi i kombëtares shqiptare është duke treguar formë të mirë që nga huazimi i tij te Pescara.

Rey Manaj vazhdon të shkëlqejë në miqësoret përgatitore të Pescaras, përpara debutimit në Serinë A italiane.


Sulmuesi kuqezi ishte titullar në testin, ku skuadra e tij u mposhtën 2-1 nga Celta Vigo, në ndeshjen ku luajti edhe edhe mesfushori i Kombëtares, Ledian Memushaj.

Të parët që shënuan ishin spanjollët në minutën e 15-të me Hugo Mallo, ndërsa Manaj riktheu baraspeshën, kur ora tregonte minutën e 72-të të lojës.

Pescara nuk arriti ta mbronte rezultatin dhe nëntë minuta përpara fundit të lojës, u ndëshkua nga ish-sulmuesi i Liverpoolit, Iago Aspas.

Manay

Me gjithë humbjen dhe faktin se u zëvendësua në minutën e 82-të, Manaj u vlerësua si një prej më të mirëve në fushë për ekipin italian, ku fjalët e mira nuk munguan as nga presidenti i klubit, Daniele Sebastiani. /Telegrafi/