Man Utd po synon një lëvizje ambicioze për transferimin e top yllit të PSG-së

Manchester United po synon një lëvizje ambicioze për të nënshkruar me Warren Zaire-Emery nga Paris Saint-Germain këtë verë, sipas një raporti të ri.
Sipas TEAMtalk, United është e interesuar për të transferuar Zaire-Emery nga PSG gjatë afatit kalimtar të verës dhe ka zhvilluar bisedime me klubin parisien dhe me përfaqësuesit e mesfushorit për të matur interesin mbi një marrëveshje të mundshme.
Çdo transferim i mundshëm do të ishte jashtëzakonisht i shtrenjtë, pasi PSG ka vendosur një çmim prej rreth 100 milionë eurosh.
19-vjeçari ka zhvilluar mbi 50 paraqitje këtë sezon, por ishte rezervist në finalen e Ligës së Kampionëve, ku u fut në fushë vetëm për gjashtë minuta në fitoren e thellë 5-0 ndaj Interit.
Ai ka kontratë me PSG deri në vitin 2029 dhe mbetet shumë i vlerësuar në Francë. Klubi do të shqyrtonte shitjen vetëm nëse dikush paguan çmimin e kërkuar.
Manchester United përballet me sfida të mëdha financiare këtë verë për shkak të rregullave të Fitimit dhe Qëndrueshmërisë (PSR), sidomos pas arritjes së një marrëveshjeje me Matheus Cunha për 62.5 milionë euro dhe ndjekjes së një marrëveshjeje të mundshme për Bryan Mbeumo të Brentford, në vlerë rreth 60 milionë euro.
Për të siguruar fonde për transferimin e Zaire-Emery, United do të detyrohej të shesë lojtarë, pasi gjithashtu ka nevojë për përforcime në pozicione të tjera.
Kë theksi bie veçanërisht në portë, ku Marco Carnesecchi i Atalantas shihet si një zëvendësues potencial për Andre Onanan./Telegrafi/




















































