Man Utd nis menjëherë bisedimet me yllin francez pas largimit të Rashford

Manchester United ka shfaqur interes për të siguruar një zëvendësues për Marcus Rashfordin, vetëm pak orë pas lajmit se sulmuesi ka gjetur një skuadër tjetër. Rashford u huazua nga Manchester United te Aston Villa për pjesën e dytë të sezonit 2024/2025, pasi kishte prishur raportet me trajnerin Ruben Amorim. Fillimisht nuk ishte e qartë nëse marrëdhënia mes tij dhe klubit do të rregullohej pas rikthimit në ‘Old Trafford’. Megjithatë, bazuar në atmosferën në klub dhe në faktin që ai nuk u përfshi në skuadrën prej 29 lojtarësh për miqësoren me Leeds United në Suedi, duket se marrëdhënia nuk do të rindërtohet.

Vetëm disa orë më vonë, filluan të qarkullonin raportime për alternativën e mundshme të tij. Sipas Footmercato, Newcastle dhe Man United janë në garë për sulmuesin e Paris Saint-Germain, Randal Kolo Muani, i cili kaloi pjesën e dytë të sezonit te Juventus, duke shkëlqyer me 10 gola dhe tri asistime në 22 paraqitje.















































