Man Utd i interesuar për shkëmbimin që përfshin Sanchon dhe yllin e Dortmundit

Manchester Unitedi është duke eksploruar një marrëveshje të mundshme shkëmbimi me Borussia Dortmund që do të shihte sulmuesin anësor të ‘përjashtuar’ Jadon Sancho të sigurojë një lëvizje të përhershme në Bundesligë.
Sancho u dëbua nga United për herë të parë nga Erik ten Hag në fillim të sezonit pas një përplasjeje për shkak të largimit për ndeshjen jashtë fushe kundër Arsenalit.
Ten Hag e kritikoi publikisht Sanchon pas ndeshjes, me anglezin që pastaj bëri një postim në rrjetet sociale për t’u mbrojtur. Pasi asnjëra palë nuk dëshironte të tërhiqej, Sancho përfundimisht u dërgua në huazim te Dortmundi ku ai ka filluar të kthehet në maksimumin e tij.
Me karrierën e Sanchos në United që duket se ka mbaruar për sa kohë që Ten Hag është në krye, me siguri do të duhet të ketë një lloj marrëveshjeje që Sancho të ndërpresë plotësisht lidhjet në Old Trafford me klubin që dëshiron midis 40 dhe 50 milionë funteve për 23-vjeçarin.
Pavarësisht çmimit të lartë të kërkuar, Football Insider ka raportuar se klubi është gjithashtu i hapur për një marrëveshje shkëmbimi për të zgjidhur situatën.
Kuptohet se Sancho do të ishte i hapur për të zgjatur qëndrimin e tij të dytë në Signal Iduna Park, dhe kjo mund të hapë derën për një marrëveshje pasi United thuhet se është i interesuar për Donyell Malen.
Malen është shfaqur si një lojtar kyç për Dortmundin gjatë gjithë sezonit 2023/24, duke u paraqitur në 33 ndeshje në të gjitha garat.

Gjatë kësaj periudhe ai gjeti rrjetën 13 herë dhe kontribuoi me pesë asistime. Që nga transferimi i tij nga PSV Eindhoven në korrik 2021, 25-vjeçari ka qenë një lojtar i fortë për klubin gjerman, duke luajtur në gjithsej 106 ndeshje, duke shënuar 32 gola dhe duke dhënë 19 asistime gjatë rrugës.
Sulmuesi holandez ka përvojë në Angli gjatë karrierës së tij të hershme ishte në akademinë e Arsenalit nga 2015-17 përpara se të kthehej në Holandë në ndjekje të futbollit të ekipit të parë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Penalltia e Alvarezit dhe rregulla të tjera kurioze të futbollit: A lejohet të ngjitesh në traversë apo të shënon me top të shpërthyer?

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Atletico Madridi lëshoi një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës