Man Utd arrin marrëveshje me klubin turk për huazimin e Andre Onanas

Manchester United thuhet se ka arritur marrëveshje për të huazuar Andre Onana te Trabzonspor, pas ardhjes së portierit belg, Senne Lammens.
Afati i transferimeve në Turqi mbetet ende i hapur deri më 12 shtator, që do të thotë se Trabzonspor ka ende disa ditë në dispozicion për të finalizuar marrëveshjen para se të mbyllet afati kalimtar.
Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Trabzonspor ka arritur një marrëveshje verbale me "Djajtë e Kuq" për huazimin e Onanas.
Transferimi është thuajse i përfunduar, e vetmja gjë që mbetet është miratimi përfundimtar nga vetë lojtari.
Manchester United ka shpenzuar rreth 215 milionë eurogjatë kësaj vere për transferimet e Matheus Cunha, Bryan Mbeumo, Diego Leon, Benjamin Sesko dhe Senne Lammens.
Ndërkohë, nga klubi janë larguar Antony, Marcus Rashford (në huazim), Rasmus Hojlund (në huazim) dhe Alejandro Garnacho./Telegrafi/



















































