Man United takohet me agjentin Jorge Mendes për ta diskutuar transferimin e parë të Ruben Amorim

Manchester United thuhet se janë takuar me agjentin Jorge Mendes për të diskutuar rreth mundësisë së transferimit të njërit nga lojtarët më të mirë në elitën e futbollit portugez.
Ruben Amorim bëri kalimin në ‘Old Trafford’ nga Sporting Lisbona më herët këtë muaj, me detyrën për ta udhëhequr Unitedin përpara pas shkarkimit të Erik Ten Hag.
39-vjeçari që atëherë ka marrë fitoren e tij të parë duke mposhtur me rezultat 3-2 Bodo/Glimt në kuadër të Ligës së Evropës të enjten.
Shumë gjëra u thanë për ndryshimet që do t’i bëjë Amorim që nga formacioni i tij 3-4-3 që nuk dukej aq premtues në fillim, por tashmë ka pasur shembuj të qartë se si pret ai që ekipi të luajë me këtë sistem të ri.
Sipas një raportimi nga Manchester Evening News, United tashmë ka bërë disa kontakte sa i përket transferimit të parë të Amorim.
Burime pranë klubit kanë bërë me dije se drejtuesit janë takuar me Jorge Mendes për të diskutuar mundësinë e transferimit të Geovany Quenda.
United në të kaluarën ka bërë biznes me Sportingun e sidomos me agjentin e Quendas, Jorge Mendes.
Agjencia e Mendes po negocion në emër të 17-vjeçarit dhe një marrëveshje mund të arrihet jo më larg se këtë verë.
Sidoqoftë, ende nuk ka pasur ndonjë ofertë formale në drejtim të Sportingut, por që United do të duhet të mposhtë konkurrencën e PSG-së që po ashtu janë të interesuar për Quendan./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Man City po përgatitet të shpenzojë 215 milionë euro për nënshkrimin me dy ‘diamantë’ të futbollit

“Ky nuk është futboll, është rrëmbim pushteti”, Tebas me qëndrim të ashpër ndaj Florentino Perezit

Dita e ndeshjeve: Xhiro e 31-të fillon me dy super ndeshje në Albi Mall Superligën e Kosovës

E kundërta nga ajo që thuhet prej Real Madridit, mediumi spanjoll shfaq 19 "gabimet" nga të cilat përfituan Los Blancos

Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

Navas 'poshtëron' Laportan, refuzoi Barcelonën dhe i dërgon një mesazh Florentino Perezit

Real Madridi mund të kthehet në Madrid nëse situata nuk përmirësohet

Capello emëron 7 lojtarët e Milanit që meritojnë të qëndrojnë në San Siro

Real Madridi me një tjetër deklaratë zyrtare konfirmon se do të luajnë në finale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

E kundërta nga ajo që thuhet prej Real Madridit, mediumi spanjoll shfaq 19 "gabimet" nga të cilat përfituan Los Blancos

Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

Navas 'poshtëron' Laportan, refuzoi Barcelonën dhe i dërgon një mesazh Florentino Perezit

Ngritet çmimi i bukës në Gjakovë – qytetarët të shqetësuar për koston e jetesës

Misteri i vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, thellohen hetimet

Aeroplanë luftarakë, njësi snajperësh dhe jo vetëm – zbulohen detaje të ‘operacionit të madh të sigurisë’ për funeralin e Papa Françeskut