Manchester City ka arritur të shënojë fitore ndaj Watford me rezultat 2-1 për të kaluar tutje në EFL Cup. Ndeshja nisi mirë për qytetarët, që arritën të shënonin që në start. Një pasim i Jack Grealish gjeti Jeremy Dokun i cili në minutën e pestë shënoi për 1-0.

Kah fundi i pjesës së parë, Matheus Nunes arriti të shënojë për 2-0, duke i dhënë siguroi vendasve.  Pjesa e dytë shkoi me dominimin e Man Cityt, por që nuk arriti të shënojë gol tjetër. 


Watford e bëri interesant takimin kur arriti të shënojë me Tom Ince për 2-1 në minutën e 86-të. Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Man City kaloi në 1/8 e EFL Cup./Telegrafi/  

telegrafi sport app