Manchester City ka fituar me rezultat të thellë 5-0 ndaj Burnley në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë të Ligës Premier.

Pas barazimit ndaj Liverpoolit, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola i është kthyer fitores duke mposhtur Burnleyn me rezultat të thellë.


Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim nga Qytetarët, por arritën ta shënojnë vetëm një gol me anë të Sergio Aguero (17'), i cili shënoi për 1-0.

Aguero  Aguero hapi serinë e golave (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Në pjesën e dytë, City përveç dominimit dhe rasteve arriti të shënoj edhe katër gola tjerë për të vulosur fitoren.

B Silva Festa e Bernardo Silvas (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

Në minutën e 54-të ishte Bernardo Silva që shënoi për 2-0, ndërsa vetëm dy minuta më vonë ishte Fernandinho që ngriti epërsinë në 3-0.

Fernandinho Fernandinho shënoi një supergol (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

Listës së shënuesve për Cityn iu bashkua edhe Riyad Mahrez me një gol të shënuar në minutën e 83-të për 4-0, ndërsa rezultatin 5-0 e vulosi Leroy Sane (90').

Mahrez City Mahrez gjithashtu shënoi një gol të bukur (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Pas kësaj fitore, Qytetarët e shohin veten në pozitën e parë me 23 pikë, ndërsa Burnley renditet në vendin e 13-të me tetë pikë.

Në ndeshjen e radhës, skuadra e Guardiolas do të luaj në udhëtim te Tottenhami, ndërsa Burnley e pret në shtëpi Chelsean. /Telegrafi/

https://twitter.com/goalstv77/status/1053677897213448198

telegrafi sport app