Site icon Telegrafi

Man City planifikon ofertën zyrtare për yllin e Juventusit

Manchester City po planifikon të paraqesë një ofertë zyrtare për mbrojtësin e Juventusit, Andrea Cambiaso, në ditët në vijim, pavarësisht raporteve të fundit që pretendojnë se 24-vjeçari nuk ka gjasa të largohet nga Torino në janar.

Raportet më herët në afatin kalimtar të janarit pohuan se City është i interesuar të ndjekë një marrëveshje për mbrojtësin e gjithanshëm të Bianconerëve, por një propozim zyrtar ende nuk ka mbërritur.

Sipas La Gazzetta dello Sport, City mund të paraqesë një ofertë zyrtare për Cambiason brenda dy ditëve të ardhshme. Gazeta italiane sugjeron se është çështje ‘kur, dhe jo nëse’ City do të bëjë një ofertë zyrtare.

Raporti i së enjtes pretendon se skuadra e Pep Guardiolës planifikon të paraqesë një propozim zyrtar rreth 65 milionë euro për Cambiason, ndërsa raportet e mëparshme pretendojnë se ai vlerësohet rreth 80 milionë euro.

Gazzetta delo Sport sugjeron që nëse Cambiaso shitet te Manchester City, atëherë fondet e mbledhura do të përdoren për të riinvestuar në mbrojtje te David Hancko nga Feyenoord, Lloyd Kelly nga Newcastle ose potencialisht Kevin Danso nga Lens.

Ka qenë një afat kalimtar aktiv i transferimeve të janarit për bardhezinjtë, të cilët tashmë kanë mirëpritur Alberto Costa nga Vitoria Guimaraes, dhe tani presin të shpallin një marrëveshje me PSG-në për Randal Kolo Muani, dhe po përgatiten të mirëpresin Renato Veiga nga Chelsea. /Telegrafi/

Exit mobile version