Man City fiton ngushtë ndaj Brendford, shton epërsinë me ndjekësit

Manchester City ka marr fitore si mysafir i Brentford me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 20-të të Ligës Premier.
Vendasit rrezikuan të parët me Yoane Wissa, por ai nuk ishte i saktë.
Menjëherë në rastin tjetër, Manchester City shënoi për 1-0 me Phil Foden që shënoi pas asistimit të Kevin de Bruyne.
https://twitter.com/WFTV16/status/1476290486264467458
Pjesa e parë nuk solli diçka më shumë dhe rezultati nuk ndryshoi.
Man City kishte tre raste të mira në fillimin e pjesës së dytë me Foden dhe De Bryne, por nuk arritën të shënonin.
Krejt në fund Aymeric Laporte shënoi, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Manchester City tani ka 50 pikë, tetë më shumë se Chelsea në pozitën e dytë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
29/12/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































