Manchester City ka fituar në shtëpi ndaj rivalit lokal, Manchester United, me rezultat 3-1 ndeshjen derbi të javës së 12-të në Ligën Premier.

City ka arritur të vazhdojë serinë pa humbje këtë sezon në Ligën Premier, pasi skuadra e Pep Guardiolas e ka mposhtur atë të Jose Mourinhos.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga David Silva (12'), Sergio Aguero (48') dhe Ilkay Gundogan (86') për vendasit, ndërsa për Unitedin shënoi Anthony Martial (58').

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte Bernardo Silva, i cili pas dy asistimeve të bëra u notua me 8.7.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin e mysafirëve David De Gea që u vlerësua me 5.8. /Telegrafi/ Man City:

notat man city utd e1541962074748

Man Utd:

notat man city utd 1 e1541962097139

telegrafi sport app