LAJMI I FUNDIT:

Mallrat serbe që kanë hyrë para vendimit për taksën 100%, mbesin të pazhdoganuara

Mallrat serbe që kanë hyrë para vendimit për taksën 100%, mbesin të pazhdoganuara

Qeverisë e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për t’i propozuar Kuvendit të Kosovës zgjatjen e ndarjeve buxhetore për muajin shkurt të vitit 2019 të përcaktuara me ligjin e buxhetit të vitit 2018.

Lidhur me buxhetin e vitit 2019, kryeministri Ramush Haradinaj theksoi se pas pushimit të deputetëve, Kuvendi në një seancë do ta miratojë buxhetin e vitit 2019.

Po ashtu Qeveria në mbledhjen e radhës ka shqyrtuar propozim- vendimin e Ministrisë së Tregtisë për lirimin e mallrave të importuara nga taksa 100 për qind, të cilat janë importuar pak para marrjes së vendimit të Qeverisë për taksën 100 për qind ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.


Në mungesë të ministrit të MTI-së Endrit Shala, kryeministri Haradinaj ka lexuar propozim-vendimin i cili tha se ditën kur është marr vendim për masën 100 për qind ndaj Serbisë ka pasur mallra të importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina të cilat kanë qenë të pa doganuara.

Mirëpo, kundër këtij, propozimi ka qenë Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, i cili ka kundërshtuar këtë propozim-vendim. Ai tha se ky është një vendim politik, dhe duhet mbetur si i tillë.
Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ka kërkuar të mësohet se sa është vlera e atij malli të pa zhdoganuar.

Ndërsa, ministri i Financave Bedri Hamza, për sasinë dhe llojin e mallrave të pa zhdoganuar nuk ka pasur në këtë mbledhje informata, por premtoi se mund t’i sigurojë për një mbledhje të ardhshme.

Derisa sa të sigurohen edhe këto të dhëna, kryeministri ka shtyrë këtë propozim- vendim të MTI-së deri në një mbledhje të tjetër të Qeverisë./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Ekonomi
Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Ekonomi
Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

Ekonomi
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Ekonomi
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Ekonomi
Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Ekonomi
Kalo në kategori