Teksa vazhdojnë zgjedhjet për kreun e Partisë Konservatore të Britanisë së Madhe, linguistët po mundohen të sqarojnë një “lapsus pervers” në shqiptimin e emrit të njërit prej kandidatëve për këtë post, Jeremy Hunt (lexo: Xheremi Hant), transmeton Telegrafi.
Ekspertët e linguistikës janë kapur pas një problemi skandaloz të javëve të fundit: pse prezantuesit – që nga James Naughtie e deri te Nicky Campbell – vazhdojnë të zëvendësojnë shkronjën e parë të mbiemrit të Jeremy Hunt-it me një “C”? (nga Hunt (lexo: hant) në Cunt (lexo: kant), që i bie vagina – v.j.)
Kur Victoria Derbyshire ishte e fundit – nga shumë moderatorët që ka përdorur një term nënçmues për gjenitalet femërore, për t’iu referuar kandidatit për të parin e konservatorëve – ekspertët e gjuhës nga Universiteti i Pensilvanisë nisën të pyesin pse ndodhë kjo!
“Pyes veten nëse dominon zëri kryesor ‘c’ (lexo: k), sepse presin të thonë Corbyn (lexo: Korbin) (Jeremy Corbyn, kreu i Partisë Liberale – v.j.) pastaj e ndryshojnë në Hunt (lexo: hant) shumë vonë”, tha njëri.
Tjetri shtoi: “Më duket se luan rol ngjashmëria midis një tingullit ‘h’ dhe ‘k’ (të paktën kur ‘h’ shqiptohet fortë)”.
Sam Steddy, linguist në Universitetin “Queen Mary” të Londrës, beson se janë disa faktorë që çojnë në rrëshqitjet e vazhdueshme të gjuhës. Së pari ka gabime verbale që datojnë nga roli i mëparshëm i Sekretarit të tashëm të Punëve të Jashtme. Apo, siç ka thënë Naughtie në emisionin “Today” në vitin 2010: “Do të flas me Jeremy Cunt – Hunt (lexo: Xheremi Kant – Hant), Sekretarin e Kulturës (Hunt ishte më parë Sekretar i Kulturës – v.j.)”.
“Ka rrethana që e bëjnë gabimin kaq të parashikueshëm”, thotë Steddy. “Është rimë shumë e mirë. Zanoret janë të gjitha të njëjta. “U”-të (lexo: a) janë të gjitha pothuajse të njëjta; ka dallim vetëm një bashkëtingëllore. Ndërsa rimat e rrokjeve janë identike. Dhe, kur gjërat janë të ngjashme, aq më lehtë ngatërrohen”.
Kësaj i shtohet edhe fakti “Xheremi Hant, Sekretar i Kulturës”!
“Kur bëjmë një fjali, nuk kemi tendencë të bashkojmë emrat, së paku jo në atë rend, dhe kjo mund të ndikojë të theksohen gjërat qesharake”, thotë Steddy. “Me një emër si Jeremy Hunt, ka një rrokje identike të theksuar në ‘hant’ dhe pastaj në kulturë (kʌltʃər, siç shqiptohet anglisht – v.j.), kështu që janë të dy rrokjet më të theksuara. Ndoshta për shkak të kësaj, ‘h’ dhe ‘k’ ndërrohen”, shton ai. “Pastaj ka lëvizje të ngjashme të gjuhës për të krijuar të dy tingujt. Duhet ta lëvizni pas gjuhën për të bërë ‘h’-në, por ‘k’-ja bëhet në pjesën e prapme të zgavrës së gojës. Ndaj, edhe kjo ngjashmëri mund të krijojë konfuzion. Ndoshta ai është dashur të insistojë që njerëzit ta përshkruajnë si Sekretar Shtetëror për Kulturën”.
Por, edhe kjo mund të mos e zgjidh çështjen: prezantuesit mund t’i ngatërrojnë Xheremitë në minutën e fundit dhe ta prezantojnë atë si Korbin. Ose, siç thotë Steddy: “Ka edhe njerëz që kanë frikë ta bëjnë pikërisht këtë gabim”. Andrew Marr nga frika e bëri të njëjtën gabim si Naughtie.
Por, kushdo që po e lëshon K-bombën, Hunt duket se është mësuar me këtë.
“Më ndodhte qëkur isha në shkollë. Personalisht mendoj se njerëzit duhet të mësohen me faktin se mbiemri im po rimohet me një fjalë mjaft të pakëndshme”, tha ai.
Por, a kanë lidhje kjo edhe me arritjet e tij në politikë?
“Epo, nuk është i popullarizuar. Kurrë nuk ka qenë”, thotë Steddy. “Dhe, ky është tjetër faktor kontribuues”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Survejimi i pesë shkrimtarëve të Kosovës, gjatë qëndrimit në Shqipëri në vitin 1973

Fundi tragjik i intelektualit Qemal Draçini: Para se të vdiste nga torturat, thërriste nënën ...

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

“Diçka po lëviz nën sipërfaqe": Çfarë zbulojnë “fantazmat” e fshehura brenda kryeveprave të pikturës!
Teoritë e vdekjes së “Mbretit”: Pse shumë njerëz mendojnë se Elvisi është ende gjallë?

KUR U KTHEVA

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri