O magji e magjive! O mallëngjim i mallëngjimeve! Nuk po resht Edi Rama, ende kryeministër i qeverisë qenësisht qesharake të Republikës tragjikomike të Shqipërisë, së luajturi rolin po aq tragjikomik të Don Kishotit, veçse të një Don Kishoti që vetë Servantesi nuk do ta kishte njohur për të tillë! Po, o lexuese e lexues të nderuar të kësaj rubrike të përjavshme, këtë rol grotesk ai nisi ta luante kur u vetëdeklarua lypës i shqiptarëve ditën që bëri të ditur se kishte sjellë një dorë vaksina (fucksina?) falë një bamirësi anonim e modest njëherazi, për të cilin, me gjasë, dardha duhet ta ketë bishtin prapa, madje një alamet apo derr bishti!
O Perëndi! Çfarë sakrifice kryeministrore, rrjedhimisht çfarë mallëngjimi kryeministror! Ia shkrehu të qarit mbarë populli shqiptar, të cilit vazhdon t’i rrjedhim rrëmbyeshëm lot nga sytë dhe jo vetëm! Lypësi ynë kalorsiak merituaka as më shumë e as më pak çmimin Nobel! E merituaka deri në atë pikë, saqë edhe vetë i madhi e i papërsëritshmi Kadare do të bënte harakiri për të shmangur qoftë edhe më të voglën konkurrencë me atë, madje jo vetëm Kadareja, por edhe ndonjë kandidat tjetër, shqiptar apo i huaj qoftë, do të vepronte bujarisht në të njëjtën mënyrë!
U mallëngjyen edhe miqtë e mi të përhershëm Françesk Armadhi e Namik Arvogli, por që, me ndonjë rezervë apo ngurrim krejt kalimtar, e adhurojnë nobelistin e ardhshëm Edi Rama, ende kryeministër të shtetit të shtrembër e të shtrydhur shqiptar. U mallëngjyen nga fjalët e këtij se nuk dashka të qëndrojë më në pushtet, ngaqë parapëlqen t’i përkushtohet familjes e veçanërisht djalit të vogël, por, kundër dëshirës së tij si bashkëshort dhe baba, këmbëngul si mushka me afsh përvëlues t’i shërbejë edhe një mandat tjetër popullit të lumtur shqiptar për ta shpëtuar atë nga pandemia kovid-19 dhe për ta çuar deri në fund reformën e drejtësisë sonë tejet të kalbur! O Don Kishot i shekullit XXI! Veçse një Don Kishot modern, pa Sanço Pançën (Me që ra fjala, ç’bëhet me Erion Braçen, zëvendësin e tij?), pra, një Don Kishot shqiptar, i cili, siç e ka deklaruar vetë botërisht, është gati të shndërrohet – madje tashmë është i tillë – në një lypës të paracaktuar nga Perëndia që të gjejë ku të mundë vaksina (fucksina?) antikovid-19 për bashkatdhetarët e vet. O fjalë e mrekullueshme “lypës”!
Duke u shndërruar në një të tillë, Edi Rama, atje ku Enver Hoxha dështoi me sukses, po krijon Njeriun e Ri, një qenie hibride, pra, edhe kryeministër, edhe lypës pikërisht, duke shtuar e ngjeshur kështu radhët e ushtrisë së lypësve shqiptarë, të cilët, sipas krahinave, njihen edhe me emrat “bonjar, derës, kalander, lamash, lëmoshëtar, lypacak, lyparak, lypsar, përderës, rrahaderë”, etj., etj. Shumëkush, me këtë rast, mendon se së shpejti Orkestra jonë Kuvendore, nën drejtimin e dirigjentit Rama, do ta detyrojë Presidentin e Republikës të sajojë një medalje të re të tipit “Lypës Nderi i Kombit Lypacak” ose një Titull apo Urdhër të ri të ngjashëm, me qëllim dekorimin me të të Edi Ramës, ende kryeministër lyparak (germat “r” dhe “k” të kësaj fjale të mos ndërrojnë vendet!), por me siguri Ilir Meta, ende president i Republikës, i frymëzuar edhe nga kënga e Bleona Qeretit, mund t’ia refuzojë me motivin “Ti nuk di as me ma lypë!” duke shtuar fjalinë “Për të parë BE-në, këtu hyp!” të ndjekur nga gjesti tradicional me gishtin e mesit të dorës përpjetë!
Nga ana tjetër, admirimi i mallëngjimit kryeministror nga mbarë shqiptarët nëpër botë e, madje – me gjasë – përtej sistemit tonë diellor, arriti kulmin e tij orgazmik kur Edi Rama, ende në krye të qeverisë së tij të bërë qepaze, deklaroi me mburrje e krenari se veten e konsideron gomar, veçse nga ata që, kur e çojnë për ujë, sjell ujë, duke lënë të nënkuptohet se, me shkelma e me pallë, ai do ta vrasë kuçedrën opozitare që ka bllokuar burimin e ujit! O Perëndi, një lypës i kombinuar me një gomar! Jo, gabova, ndjesë: një lypës hipur mbi gomar! O Servantes, ringjallu për të parë e përjetuar metamorfozën e protagonistit të romanit tënd! Don Kishoti shqiptar qenka shndërruar në Sanço Pançë, por i veshur e i ngjeshur me armët e Don Kishotit tënd! Ai do të bredhë gomarisht për ta përzënë kodosh kovidin-19 jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga krejt rruzulli tokësor! Të paktën, o Servantes, paralajmëroje atë të ketë kujdes kur të përdorë ushtën e Don Kishotit zanafillor, sepse mund t’i hyjë në ndonjë vend ku do t’i dhembë jashtëzakonisht, sidomos pas 25 prillit të këtij viti!
Së fundi, por jo më së paku, do të ishte një mynxyrë e papërfytyrueshme jo vetëm për Republikën fatkeqe të Shqipërisë, por edhe për Ballkanin perëndimor, madje edhe për tërë vendet e Bashkimit Europian, sikur Perëndia të bënte gabimisht ose, largqoftë, qëllimisht një tjetër kombinim të lypësit me gomarin dhe që kujtdo t’i zinin sytë, në ekranet e vegjël e të mëdhenj, jo lypësin sipër gomarit, por të kundërtën, pra gomarin sipër lypësit, po, po, gomarin duke ia futur bujarisht trutë e veta (trutë dhe aspak ndonjë organ tjetër) lypësit kryeministror!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Trump njofton raundin e dytë të bisedimeve me Rusinë për paqen në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë